Droga “pushton” Parlamentin, Rama:
Po lumadhin e Lazaratit ç’e deshët?

Droga “pushton” Parlamentin, Rama:<br />Po lumadhin e Lazaratit ç’e deshët?
TIRANE – Parlamenti i Shqipërisë është “pushtuar’ nga debati i drogës, i ‘ndezur” pas transmetimit në “A1 Report” të pamjeve që tregonin prezencën e kreut të Komunës së Lazaratit, Dasho Aliko në protestën e Partisë Demokratike kundër qeverisë që ata e cilësojnë si “të narkotrafikut”.
 
Në mesin e replikave mes kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, Rama me batuta ka komentuar prezencën e Alikos në protestën e PD.
 
“Po atë lumadhin e Lazaratit pse e solle? Në emër të kultivuesve?”, u shpreh Rama.
 
Ish-kryeministri Berisha tha se e takoi kryekomunarin Aliko nga i cili mori pohimin se kishte ardhur të protestonte kundër drogës dhe qeverisë.
 
“Lazarati ka mbjellë drogë dhe mbjell drogë e pranoj. Ju me Lazaratin po mbuloni të gjithë drogën e Shqipërisë dhe atë që hyn nga vendet e tjera”, tha Berisha.

BALLA: QEVERIA DUHET RREZUAR THONIN LAZOT SE NA NGELI DROGA PA SHITUR
Për deputetin e PS, Taulant Balla, protesta e PD-së kundër qeverisë dhe trafikut të drogës, dështoi me pjesëmarrjen e kryekomunatit Aliko. Duke iu referuar fotove të cilat Shqiptarja.com i publikoi e para, ku dukeshin pranë Alikos ish drejtues të lartë të policisë.
 
“Ka dalë lajmi se protesta dështoi për shkak se trafikantët ja morën protestën dhe se në krye nuk është Lulzimi por Dasho. Në një foto Kryetari i komunës në Lazarat është me Erzen Brecanin. Në një foto tjetër Ajet Ibro, ish-drejtori i policisë në Gjirokastër. Ja pra pse janë bashkë, se janë prish pazaret, kanalet. Këto janë mbledhur për të protestuar kundër policisë së shtetit se po i sulmon bandat e trafikut. Qeveria duhet rrëzuar thonin ca lazo se na ngeli droga pa shitur”, u shpreh Balla.

balla

(Në foto, deputeti Taulant Balla duke ilustruar foton e kryekomunarit të Lazaratit në protestën e PD)

KLOSI: ALIKO NE PROTESTE, PRO APO KUNDER DROGES?
Me ironi e ka përcjellë këtë lajm edhe deputeti socialist Blendi Klosi i cili u shpreh nga foltorja e Kuvendit: Sapo më erdhi një foto. Këtë kryetarin e ke sjellë ti? (duke iu drejtuar ish-kryeminsitrit Berisha) Pro apo kundër drogës është ky?

Ai tha se Lazarati është bastion i Partisë Demokratike dhe se qeveria tashmë ka detyrën për të luftuar trafikun që sipas tij ngriti PD. “Të kthehemi tek debati i sot, pse na kapët drogën e Lazaratit, ky është debati juaj sot. Ju harroni se kjo është struktura që e keni lënë policinë. Prandaj jeni mërzitur sot se vetëm muajt e fundit janë kapur me tonelata drogë. Prandaj bërtisni ju sot, po more zotërinj do ta luftojmë krimin që ju ngritët. Çdo ditë policia e kësaj mazhorance do ta luftojë krimin, trafikun. Në 2007 ju fituat 2000 me 0, në 2011 ju morët 700 vota më shumë, ndërsa në 2013 pavarësisht se fituam në të gjithë Shqipërinë morëm vetëm 123 vota nga komuna e Lazaratit”, tha Klosi.

BRAÇE: PERDORNI DIVJAKEN PER TE MBULUAR SIPERMARRESIT E LAZARATIT
Por për depuetin Braçe droga e kapur në Divjakë po shfrytëzohet nga opozita për të mbuluar sipas tij, sipërmarrësit e drogës në Lazarat. Në këtë fshat, sipas Braçes, droga kultivohet prej mëse 15 vjetësh dhe PD nuk ka folur ndonjëherë për këtë fenomen.
 
“E para Divjaka nuk është e përfshirë në trafik droge. Divjaka prodhon karrota pa hesap. Pra Divjaka po përdoret në këtë sallë për të fshehur sipërmarrësit e drogës në Lazarat. Kanë 3 ditë, a e kanë përmendur ndonjë herë Lazaratin? Çdo raport ndërkombëtar tregon se në atë fshat ka 15 vjet që kultivohet drogë. A mbani mend ndonjë aksion në kohën e këtyre? Kjo sepse ju ishit bashkë me sipërmarrësit e drogës, që nga mbjellja, kultivimi e deri tek trafikimi. Ne kemi një grusht politikanësh që janë në mbrojtje të trafikut të narkotikëve. Ky është problemi që kemi”, tha Braçe.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS