Pas dënimit me 8.5 vite burg për trafik droge, drejtësia italiane ka vendosur që t’i konfiskojë edhe pasurinë Bledar Pajanës të njohur me pseudonimin ‘Messi shqiptar'.
 
Shqiptari pseudonimin e kishte marrë për shkak të ngjashmërisë që kishte me lojtarin argjentinas që luan te Barcelona, ndërsa u dënua me akuzën e trafikut të drogës në Itali nga Amerika Jugore përmes Lisbonës dhe Madridit.
 
Gjykata vendosi që shqiptarit t’i konfiskohet pasuria me vlerë 1 milion Euro, pasi e ka vendosur nga aktiviteti kriminal.
 
Në dhjetor të 2014 Bledar Pajana u arrestua në Hollandë dhe në mars 2015 u ekstradua drejt Italisë. 


d.b/shqiptarja.com