Gjatë aksionit “Sopoti”, të realizuar në bashkëpunim dhe me komisariatin e Gjirokastrës janë vënë në pranga të dyshuarit që transportonin lëndë narkotike, nëpërmjet kuajve nga fshati Lazarat përmes malit të Sopotit deri në fshatin Kopaçëz, ku më pas transportohej drejt Greqisë.Aleks Nanaj, 29 vjeç, nëpërmjet vëllait të tij, Andrea, të dy mes të arrestuarve rekrutonin njerëz kundrejt pagesash prej 50 mijë lekësh, për të transportuar kanabisin. Në banesën e tij janë gjetur 253 kg kanabis.Të arrestuarit janë Aleks Nanaj, 29 vjeç, Andrea Nanaj, 27 vjeç, nga Saranda, Gjergj Nanaj, 45 vjeç, Maridon Dhuli, 22 vjeç, Besnik Kasaj 25 vjeç, Afrim Kasaj, 32 vjeç, Petrit Halimi, 21 vjeç dhe është shpallur në kërkim Sobiel Dhuli 19 vjeç. Krahas drogës janë sekuestruar dhe tre automjete dhe nëntë aparate celular.
(aq/shqiptarja.com)