Droga në autobusin
Sarandë- Athinë, 2 në kërkim

Droga në autobusin<br />Sarandë- Athinë, 2 në kërkim
GJIROKASTER- Policia e Gjirokastrës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 2 persona të cilët dyshohen se janë përfshirë në trafikimin e 10 kg lëndë narkotike të kapur në autobusin e linjës Sarandë- Athinë. Droga u gjet pasditen e së dielës gjatë kontrollit në pikën kufitare të Kakavijës.

Tentativa për kontroll nga ana e policisë u kundërshtua nga drejtuesi i autobusit, Pëllumb Danaj, i cili pretendonte se në pako gjendeshin pajisje elektrike.

Policia thotë se ka shpallur në kërkim shtetasin që e kishte nisur këtë lëndë nga Saranda dhe ai që do ta merrte në Athinë.Danaj deklaroi në polici se pakon ia kishte dhënë një shtetas nga Saranda për t'ia dërguar djalit të tij në Athinë. Për të bërë të mundur arrestimin e dy trafikanteve policia ka nisur bashkepunimin edhe me homologet greke.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie