Shtatëmbëdhjetë trupa të pajetë u gjetën përgjatë një rruge të hedhur në pjesën jugpërëndimore të Meksikës në atë që duket të jetë një luftë mes bandave rivale të drogës. Sipas autoriteteve lokale trupat u gjetën gjysëm lakuriq, me duar dhe këmbë të lidhura dhe me zinxhirë në qafë pranë qytetit të vogël të Tizapan 110 km larg Guadalajarës, kryeqyteti i shtetit Jalisco.
Tizapan është pranë kufirit me shtetin e Michoacan, dhe zona njihet si bastion i bandës së trafikantëve të drogës “ La familia” dhe një dege të saj të cilat prej vitesh janë përfshirë në një luftë të përgjakshme për kontrollin e zonës. Më shumë se 55 mijë vetë kanë vdekur si pasojë e rivalitetit mes bandave të drogës në Meksikë që pas marrjes së Presidencës nga Filipe Calderon në dhjetor të 2006.
(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com