TIRANE- Një ditë pasi u zbulua shkresa e Shërbimit Informativ Shtetëror për dyshime serioze për shfrytëzimin e aeroportit të Gjadrit për trafikimin e lëndëve narkotike, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu ka zhvilluar një takim kokë më kokë me kreun e shtetit shqiptar, Bujar Nishani. Takimi është mbajtur sekret nga ana e presidencës por televizioni “A1 Report” zbardhi foton ku dukej qartë prezenca e Arvizut në ambientet e presidencës.
Takimi
Takimi ndërmjet shefit të diplomacisë amerikan dhe kreut të shtetit shqiptar është mbajtur sekret nga ana e presidencës. Zyra shtypit e presidencës u kontaktua disa herë nga ana e gazetës “Shqiptarja.com”, por nuk dhanë informacione zyrtare lidhur me këtë takim. Burime nga presidenca, bënë me dije se tema e debatit, kanë qenë akuzat më të fundit të opozitës për implikimin e Forcave të Armatosura në trafikun e lëndëve narkotike, akuza këto që kanë shqetësuar së tepërmi ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili ka vajtur direkt tek zyra e Nishanit për të marrë sqarime.
Por në këtë temë është diskutuar edhe për shkresën e Shërbimit Informativ Shtetëror, e cila theksonte se ka dyshime shumë serioze se aeroporti ushtarak i Gjadrit është përdorur për uljen e avionëve për trafikun e lëndëve narkotike. Kësisoj, ky informacion ka alarmuar diplomatin e shtetit kryesor të aleancës së NATO-s, dhe ka marrë informacione për këtë mundësi. Takimi ka zgjatur për disa minuta ku sqarimet për Arvizun nuk kanë munguar, pasi presidenti është edhe komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe ka dijeni për çdo lëvizje që bëhet në bazat ushtarake. Kjo pasi Shërbimi Informativ i Ushtrisë është ende nën diktatin e Nishanit, dhe çdo informacion që del nga ky institucion inteligjence, shkon në veshin e presidentit.
Shkresa
Dokumenti sekret i SHISH i cili u bë publik nga mediat dy ditë më parë, theksonte se Gjadri mund të jetë përdorur për uljen e avionëve për trafik droge. “Nga të dhënat në proces verifikimi, u informuam se në datë 19.03.2014, rreth orës 07:00 të mëngjesit, në fund të pistës kryesore të aerodromit të Gjadrit është ulur një avion i vogël sportiv, tip Charter, me ngjyrë të bardhë. Pas uljes së avionit, shumë afër tij erdhi dhe u afrua një automjet tip furgoni “Veko”, me ngjyrë të bardhë, i mbyllur me targë të Vlorës. Ky avion vjen dhe ulet shpesh herë në aerodromin e Gjadrit. Bazuar në indiciet tona, dyshojmë se ardhja e këtij avioni ka pasur për qëllim transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Shkrimi u publikua sot 26 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com