Droga në Kakome, AP:
Shqipëria prodhues gjigand I marijuanës
Agjencia franceze e lajmeve Associated Press, e përshkruan Shqipërinë si prodhues gjigant të marijuanës dhe vend tranzit i trafikimit të heroines, duke iu referuar rastit të disa ditëve më parë, kur në Kakome u sekuestruan rreth dy tonë marijuanë.
TIRANE- Agjencia franceze e lajmeve Associated Press, e përshkruan Shqipërinë si prodhues gjigant të marijuanës dhe vend tranzit i trafikimit të heroinës. “Shqipëria, një vend i vogël ballkanik në Detin Adriatik, është një prodhues gjigant i marijuanës dhe një pikë transiti për heroinën nga Azia jugperëndimore”, shkruan AP, duke iu referuar rastit të disa ditëve më parë, kur në Kakome u sekuestruan rreth dy tonë marijuanë.
5 persona u arrestuan pak ditë më parë në lidhje me sasinë prej më shumë se 2 tonësh drogë që u gje në zonën e Kakomesë. Në kamionin ku ishte fshehur lënda narkotike u gjetën dhe dy armë automatikë kallashnikov, lëndë eksplozive, fitil zjarrpërcjellës, fishekë automatiku si dhe pistoleta.
Policia e Vlorës dhe ajo e Sarandës kanë bërë të mundur arrestimin e 5 personave në kuadër të operacionit antidroge “Guacka”. Policia sqaron se pasi u bë rrethimi i plotë i zonës së Gjirit të Kakomesë, në një rrugicë u gjet nje kamioncinë, tip Benz, me ngjyrë të bardhë dhe targa Vl 22 69 C, e cila pas hapjes ka rezultuar e mbushur me marjiuane. Konkretisht u gjetën 2000 e 77 kilogram lëndë e narkotike e ndarë në 172 pako.
Nga kontrolli i mëtejshëm i ambjeteve të tjera janë gjetur dhe sekuestruar
dy automatik model kallashnikov
gjashte kallëpe lëndë eksplozive (tritol) në peshë 3 me nga 200 dhe 3 me 400 grame
dy mbështjellje fitil zjarrpërcjellës
si dhe një sasi fishekësh model -56 dhe model -54, në total 2575 copë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4246
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15