VLORË- Gjykata e Vlorës ka caktuar masën arrest me burg për Skëndër Llanaj ndërsa ka liruar djalin e tij Danielo Llanajn, të cilët u arrestuan pak ditë më parë për kultivim kanabisi në Bishan të Vlorës. Gjithashtu, është liruar pronari i tokës Durim Murataj i cili u vu nën hetim.
Tre ditë më parë, policia gjeti 4900 rrënjë kanabis në arën me misër në Bishan ndërsa 198 kg ishin në një magazinë pranë parcelës në proces tharjeje.
Komento
Komente








