VLORË- Forca të shumta policie të mbërritura edhe nga Tirana, zbarkuan në fshatin Bishan të Vlorës, ku asgjësuan rreth 4900 bimë narkotike kanabis sativa.

Prej orës 11.00 forcat e rendit rrethuan zonën, pranë një parcele me sipërfaqe rreth 4 dynym të mbjellë me misër, ku mësohet se janë gjetur edhe dy armë zjarri.

Pas kontrollit të territorit, efektivat e policisë gjetën bimë kanabisi mes rreshtave me bimë misri të cilat i asgjësuan.

Sipas policisë, në sipërfaqen e tokës së mbjellë me misër janë gjetur dhe asgjësuar rreth 4900 mijë bimë narkotike dhe një sasi tjetër kanabisi në proces tharje, e cila pas peshimit u raportua se bëhej fjalë për 298 kg kanabis.

Paralelisht me aksionin për asgjësimin e sipërfaqes së mbjellë me kanabis, forcat e rendit shoqëruan dy persona, pronarin e tokës i cili tha se e kishte dhënë atë me qira.

Në pranga përfundoi edhe qiramarrësi i tokës, një shtetas me inicialet S.Ll, i cili po hetohet bashkë me persona të tjerë për veprën penale kultivim i bimëve narkotike.

Të arrestuar janë
S.LL datëlindja 1983
D.LL datëlindja 2005
D.Sh datëlindja 1954
B.H datëlindja  1962

Gjithashtu është gjetur dhe një automatic, një armë gjahu dhe 75 fishekë model 56

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:16
Vlorë/ Policia zbulon parcelën me mijëra bimë kanabis mes mistrit, 298 kg ishin në proces tharjeje! 4 të arrestuar

1697034859_vlore.jpg

Zbulohen detaje të reja lidhur me operacionin e antikanabis të ndërmarrë në fshatin Bishan të Vlorës. Report Tv mëson se veç 4930 bimëve kanabis të mbjella mes parcelës me misër janë gjetur dhe 298 kg kanabis në process tharjeje si dhe janë ndaluar 4 persona

Ata janë

S.LL datëlindja 1983

D.LL datëlindja 2005

D.Sh datëlindja 1954

B.H datëlindja  1962

Gjithashtu është gjetur dhe një automatic, një armë gjahu dhe 75 fishekë model 56

Burimet nga policia bëjnë me dije se ka dyshime se ka të tjerë persona kanë marrë pjesë në kultivimin e kanabisit.

Ora 19:24
Operacioni antidrogë në Bishan të Vlorës, burime: Janë gjetur rreth 4900 bimë kanabis dhe një sasi e madhe në proces tharje

1697034859_vlore.jpg

Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë gjetur 4900 bimë narkotike kanabis në tokë. Një sasi e madhe droge është gjetur në proces tharje. Ndërkohë janë gjetur dy armë zjarri, dhe janë shoqëruar disa persona.

Ora 16:36
Të mbjella në mes të parcelës me misër, Report Tv siguron pamjet ekskluzive të asgjësimit të kanabisit në Vlorë

1697034859_vlore.jpg

Report ka siguruar pamjet ekskluzive të asgjësimit të kanabisit në Vlorë me anë të djegies. Kanabisi dyshohet se është mbjellë ne mes të parcelës me misër, ndërsa dyshohet se janë sekuestruar mijëra rrënjë.