Droga në Qafë Thanë/ Koka e grupit që trafikoi 580 kg kanabis, i sapoliruar nga burgu (Emrat+Foto)

Gazeta Shqiptarja.com zbardh fotot dhe detaje të reja për tetë personat e arrestuar për sasinë e drogës të sekuestruar në pikën e kalimit kufitar në Qafë-Thanë, ngjarje kjo e ndodhur dy ditë më parë. Gjatë operacionit të koduar “Uraka 2” kanë rënë në pranga 8 persona emrat e të cilëve janë Aranit Bida, që konsiderohet si drejtuesi i grupit. Bida rezulton të jetë dënuar në 2010 me 7.4 vite burgim nga gjykata e Krimeve të Rënda, dhe se kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu. Sapo ka dalë nga qelia, Aranit Bida, ka filluar sërisht të meret me aktivitet kriminal, ku është arrestuar sërisht për trafik droge.

Mes të arrestuarve të tjerë janë dhe shtetasit Arben Tristea, Eduard Haxhi, Erando Mehmeti, Gentjan Rapollari, Elvis Gjona, Andi Qiraxhi dhe Leonard Demiraj. Furgoni me lëndë narkotike ishte nisur nga Fieri dhe po shkonte në drejtim të Pogradecit dhe Korçës. Dosja e trafikimit të drogës është ndjekur nga Krimet e Rëndam e cila disa muaj më parë ka nisur hetim për "Trafik droge mbetur në tentativë".Personat e arrestuar janë nga Elbasani, Korça, Fieri, Pogradeci dhe Tirana.

580 kg lëndë narkotike
Pas 24 orësh, nga momenti i ndalimit të furgonit të dyshuar se po trafikonte drejt Korçës ngarkesë, Policia e Qarkut të Elbasanit deklaroi se ishin 580 kg kanabis ndërsa në pranga kanë rënë tetë persona dhe një është shpallur në kërkim.Furgoni me targë AA 356 NA, ku u gjet hashashi, rezulton pronësi të një firme fasonerie në Fier. Sipas ekstraktit të QKR, biznesi është regjistruar nën emrin "SILDA" dhe në pronësi të biznesmenit Ilir Dauti.

Por në një reagim, vetë ky i fundit u shpreh se furgonin "IVECO" e kishte shitur disa muaj më parë, por nuk kishte bërë aktin noterial. Operacioni i koduar “Uraka 2” ka sjellë goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që vepronte në fushën e trafikut të narkotikëve, në një bashkëveprim mes Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit dhe Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit. Policia sekuestroi 578 kg kanabis, tre automjeteve, 14 aparateve celularë dhe 5.800 euro.

Lënda narkotike drejt Greqisë
Sipas burimeve nga grupi hetimor, lënda narkotike do të transportohej në Greqi. Furgoni me targë AA 356 NA, ku u gjet hashashi, është në pronësi të një firme fasonerie në Fier. Sipas ekstraktit të QKR, biznesi është regjistruar nën emrin “SILDA” dhe në pronësi të biznesmenit Ilir Dauti.

Firma SILDA është një kompani që merret me prodhimin e kepucëve si dhe tregtimin dhe eksportimin e tyre jashtë vendit. Nuk dihet nëse kjo ishte tentativa e parë e trafikut të drogës, por dyshohet që trafiku ishte kamufluar pas biznesit të Dautit, i cili veç prodhimit të këpucëve garantonte edhe transportin.

Hetimi në dinamikë
Sekuestrimi i sasisë së drogës në pikën e kalimit kufitar nuk ka qënë thjesht një rastësi. Sipas, policisë ndjekja e furgonin është kryer nga forcat operacionale në teren, që nga pika kur ai ka dalë me ngarkesë nga magazina. Përgjatë segmentit rrugor Fier-Qafë-Thanë, është ndjekur në dinamikë, deri kur ka shkuar në pikën doganore.

Pikërisht në këtë pikë kalimi kufitar, është urdhëruar që mjeti ti nënshtrohet një kontrolli të reptë, ku nga rezultoi se në dyshemenë e tij, ishte fshehur një sasi e madhe droge. Menjëherë pas këtij momenti është bërë arrestimi i personave që ndodheshin në makinë dhe pas tyre janë arrestuar magazionieri dhe një puntor në fabrikë. Pritet që për këtë rast, policia dhe prokuroria të jenë në bashkëpunim edhe me hetuesit Grekë, aty ku kishte si destinacion lënda narkotike.

Të arrestuar
Aranit Bida
Arben Tristea
Eduard Haxhi
Erando Mehmeti
Gentjan Rapollari
Elvis Gjona
Andi Qiraxhi
Leonard Demiraj

Tetë personat e arrestuar për drogën në Qafë Thanë

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 23/11/2018 10:51

    Dërrmojini këto mostra llum të shoqerise që na nxjerrin bojen neper botë! Yyyyyyt m***ta!

    Përgjigju
  • ???: 23/11/2018 10:10

    Ketyre i paska humbur brisku, te gjithe pa rruar. Shikojini mire keto vemje te shoqerise Shqiptare, sepse keto jane ato kafshet qe na nxjerrin bojen neper bote.

    Përgjigju
  • kokloqja: 23/11/2018 09:14

    Ca do bënte jashtë ai që I kishte bërë një herë 7 vjet brënda.. Doli. E pa që sbëhej gjë vajti prap brënda.. Bravo ky po që është i zgjuar.

    Përgjigju
    • Fredi: 23/11/2018 15:31

      O Xhoni o qelbësirë e fundërrinë Po ç faj kemi në të tjerët mor mut mutash që na nxirrni bojen neper botë? O fundërrinë Po më mirë të gerryejmë pensionin e mamas se bajga si ty e si këta që felliqni familjet tuaja. Ti bajgë që këtë mendje nuk duhet të krijosh familje se e mer më qafë. Yyyyyyt bajgë e mutit, plerë!

    • Xhoni: 23/11/2018 09:42

      Ik ore te q..... ropt b..... m.... jo do rri si puna juaj qe prisni te grryeni nga pensioni mamas plera

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'E kam si vëllanë e vogël', Calhanoglu: Asllani e ardhmja e Interit

'E kam si vëllanë e vogël', Calhanoglu: Asllani e ardhmja e Interit