Zbardhet itinerari i lëvizjes së furgonit me 580 kg kanabis në Qafë-Thanë, ja detajet e reja

Zbardhet itinerari i lëvizjes së furgonit me 580 kg kanabis në Qafë-Thanë, ja detajet e reja

Droga e sekuestruar në furgon në Qafë Thanë

Report Tv ka zbardhur detaje të reja në lidhje me itinerarin që kanë ndjekur tetë të arrestuarit për 580 kg kanabis të sekuestruar në pikën e kalimit kufitar në Qafë-Thanë. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se nga hetimet e nisura në fillimit të tetorit të këtij viti, ka rezultuar se 8 të arrestuarit e kanë blerë lëndën narkotike kanabis dy ditë më parë në zonën e Tepelenës dhe se do ta dërgonin në Greqi, nëpërmjet Maqedonisë. Burime nga grupi hetimor sqaruan më tej për gazetarin e 'Report Tv' se kalimi i drogës do të bëhej konkretisht nëpërmjet liqenit të Ohrit, Maqedoni, e pastaj në Greqi.

Të arrestuarit në flagrancë do të dalin të shtunën, ora 10:00, përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe prokurori Përparim Kullurido të kërkojë masën "arrest me burg" për të gjithë.

Një ndër 11 të arrestuarit, Andi Qiraxhi rezulton se ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 25 nëntorit 2017, që tronditi periferinë e Korçës. Me një tjetër person, Qiraxhi ishte pozicionuar përpara dhe sulmoi me breshëri në drejtim të një lokali me muzikë live me armë tip kallashnikov. Më pas ai tentoi me bashkëpunëtorin e tij që të godiste me sopatë pronarin dhe administratorin e lokalit, i cili fatmirësisht shpëtoi nga sulmi në fjalë. Sipas policisë, motivi i kësaj ngjarjeje ishte konflikt i vjetër për motive të dobëta.

Andi Qiraxhi sëbashku me Arben Tristea, Eduard Haxhi, Erando Mehmeti, Gentjan Rapollari, Elvis Gjona, Andi Qiraxhi dhe Leonard Demiraj ranë në pranga më datë 21 nëntor 2018, pasi u kapën në tentativa për të transportuar me një furgon 580 kg kanabis në Greqi. Fillimisht, destinacionet e tyre ishin Pogradeci dhe Korça. Ata nuk u ndaluan rastësisht në pikën doganore të Qafë-Thanës. Sipas policisë, ndjekja e furgonit me targa AA 356 NA, i rezultuar në pronësi të një firme fasonerie në Fier, është kryer nga forcat operacionale në terren që nga pika kur ai ka dalë me ngarkesë nga magazina dhe segmenti rrugor Fier-Qafë Thanë është ndjekur sipas tyre në dinamikë. 

1542978725_AndiQeraxhi.jpg

Andi Qiraxhi

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë