Droga në Shqipëri, Basha: Lidhet
me kriminalizimin e politikës në vend

Droga në Shqipëri, Basha: Lidhet<br />me kriminalizimin e politikës në vend
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur për situatën e kultivimit të drogës në Shqipëri ku ka thënë se ky fenomen është i lidhur me kriminalizimin e politikës dhe administratës.
 
Edi Rama promovoi në poste kyçe në administratë dhe futi në Kuvendin e Shqipërisë persona të dënuar për trafik droge, të cilëve edhe sot vazhdon t’u japë mbrojtje duke sfiduar haptas ligjin e dekriminalizimit i cili u mundësua me mbështetjen e madhe të SHBA’ tha Basha.
 
Teksa ka takuar ambasadorin Christopher R. Hill Basha ka shtuar se zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend janë të rrezikuara pikërisht nga ky fenomen ndërkohë që Shqipëria ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm për demokracinë dhe shtetin ligjor.
 
Basha shprehu mirënjohjen e madhe për ndihmën e jashtëzakonshme që ai dhe SHBA kanë dhënë për Shqipërinë në momente të rëndësishme të historisë së saj, siç ishin vitet ‘90 kur Shqipëria la pas të shkuarën komuniste dhe iu bashkua vendeve demokratike të botës.
 
Ambasadori Hill vlerësoi kontributin e Basha në miratimin e këtij ligji ndërsa theksoi se kriminalizimi ka ndikuar negativisht në imazhin e Shqipërisë dhe është e pamundur që një vend të kërkojë të bëhet pjesë e Bashkimit Europian kur nuk ka një administratë dhe parlament të pastër.

“Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare janë të kërcënuara nga droga, krimi dhe paratë e korrupsionit, gjë që është faktuar edhe në zgjedhjet e fundit. Ndonëse që në muajin maj Partia Demokratike ka propozuar ndryshime në Kodin Zgjedhor për të garantuar lirinë e votës, deri tani mazhoranca ka heshtur. Reforma u vonua qëllimisht, për të pamundësuar votimin elektronik i cili do t’i priste rrugën shitblerjes së votës” tha ai.
 
Shumë të rëndësishme e konsideroi kryetari i Partisë Demokratike çështjen e financimit të partive, ku PD ka propozuar kriminalizimin e donacioneve private dhe financimit 100% nga buxheti i shtetit si dhe auditimin e plotë e të besueshëm të financimit dhe shpenzimeve të partive politike.

Shqipëria ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm për demokracinë dhe shtetin ligjor”, theksoi Basha. Ambasadori Christopher R. Hill duke vlerësuar lidershipin e Basha dhe rolin e  Partisë Demokratike në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë, theksoi se PD me Bashën në krye ka sjellë një mënyrë tjetër të të bërit politikë e cila do ta shtyjë vendin përpara.
 
Ambasadori Hill ka vlerësuar ndryshimet që kanë ndodhur në Shqipëri duke shprehur krenarinë që SHBA kanë qenë bashkudhëtare të Shqipërisë në këtë transformim të madh. Shqipëria, tha Hill i ka pasur objektivat e qarta, anëtarësimin në NATO dhe në BE, ndërsa shprehu kënaqësinë që Partia Demokratike ndonëse në opozitë nuk resht së punuari për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europiane.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi se pavarësia e Kosovës, anëtarësimi në NATO dhe shume arritje të tjera të Shqipërisë do të ishin e pamundur pa ndihmën e jashtëzakonshme të SHBA.

Ambasadori Hill ishte diplomati i parë amerikan rezident në vendin tonë pas rrëzimit të regjimit komunist.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit