Policia e Shkodrës ka arrestuar një person tjetër në kuadër të operacionit “Viluni Beach”, ku u kapën sot 1.5 tonë drogë në Velipojë. Vetëm pak më parë, policia ka arrestuar shtetasin F. M., banues në Përmet, i cili ishte shpallur në kërkim. 32-vjeçari kishte në përdorim mjetin “Ford Fiesta”, ndërsa arrestimi i tij u bë në Lezhë.
/Shqiptarja.com
32-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga policia, pas aksionit ku u kap sasia e madhe e drogës në Velipojë, pasi dyshohet të ishte pjesë e trafikut të lëndës narkotike drejt Italisë. Ndërkohë, uniformat blu vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.
d.c./shqiptarja.com












