Droga nga Ekuadori, në kërkim
importuesi i kokainës në banane

Droga nga Ekuadori, në kërkim<br />importuesi i kokainës në banane
EKUADOR-Ministria e Punëve të Brendshme në Ekuador konfirmon zyrtarisht lajmin e bllokimit të 145 kg kokainë në një prej porteve atje, teksa kontenieri me banane, po nisej për në Shqipëri. Ndërkaq, zyrtarisht pala shqiptare nuk preferon as ta mohojë dhe as ta pohojë këtë informacion, porse burime nga Policia e Shtetit thanë për “Shqiptarja.com” se “Mungesa e kontakteve si diplomatike ashtu edhe policore, mes dy shteteve, krijon këtë vakum në komunikimet zyrtare mes 2 shteteve”.

Përderisa nuk ka dalë asnjë emër i ndonjë personi që organizonte dërgimin e më pas pritjen e mallit, përveç fotove të drogës, numri i kontenierit me banane dhe kompania që organizonte tregtinë e këtyre frutave, redaksia e aktualitetit vijon të jetë në pritje të një reagimi zyrtar të Policisë Shqiptare, në lidhje me një prej sekuestrimeve më të bujshme të kokainës, ku të përfshirë janë shqiptarët. Momentalisht, lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga pala ekuadoriane, pasi përvçse 5 siteve elektronike, informaioni gjendet lehtë edhe në faqen zyrate të Ministrisë së Punësve të Brendshme në Ekuador “ministeriointerior.gob.ec”. Procesi “Kokaina”, kapja e disa shqiptarëve me 250 kg në Selanik, e kapja e 160 kg kokainë në Gjirokastër, janë disa prej precedentëve.

Skema e trafikut
Tashmë s’ka më asnjë dyshim se bëhet fjalë për një rrjet të mirëorganizuar criminal, që mundëson trafikun e kokainës, nga porti Guayaquil të Ekuadorit, drejt një prej porteve shqiptare, ku një ndikim të drejtpërdrejtë kanë njohjet e vjetra të bosëve shqiptarë me narkotrafikantët më të njohur të Amerikës Latine. Skema është shumë e thjeshtë: kokaina futet në kutitë e bananeve e përmes tregtisë së ligjshme të tyre, vjen në portet shqiptare. Zakonisht atje, një kg kokainë blihet nga 20 deri në 35 mijë dollarë, teksa gjithçka varet nga cilësia e drogës, ndërsa në Europë çmimet thuajse dyfishohen.

Si një prej destinacioneve kryesore të dërgesave të kokainës së shqiptarëve, përveç shitjes në vend, mbetet Italia, ndërsa edhe Anglia mbetet shtet me kërkesa gjithnjë në rritje. Në raportet e Antimafes italiane përmendet fuqizimi i shqiptarëve në treg, sesi ata kanë mundur të lëvizin sasi të mëdha të kokainës, pasi serbo-malazezët (klani i Darko Sariç) pësuan një humbje të rëndë me operacionin “Balkan Ëarrior”. Raporti theksonte së në Itali, më shumë se gjysma e organizatve kriminale me qëllim trafikimin e drogës, pretendohen të jenë të përbërë nga qytetarët shqiptarë, përsa i përket vitit 2012. Shumica e rasteve janë të lidhura me kokainë, pasi heroina ka ndalesa në një të tretën, ndësa pjesa tjetër është rezultat i tregtisë së paligjshme të marihuanës. “Dhoma e kontrollit të trafikut të kokainës është në Tiranë e rrethina”- sugjeron Enzo Ciconte, në raport.

Njoftimi zyrtar
Në faqen zytare Ministria e Punëve të Brendshme në Ekuador shkruan se dy goditje të reja në trafikun e drogës, u regjistruan të dielën, në portin Guayaquil. Ekspertët zbuluan praninë e drogës në fundin e rremë të një kontenieri dhe një tjetër paneli frigoriferik, në portin detar Guayaquil. Rasti i parë ka ndodhur në zonën e Bananapuertos, gjatë një kontrolli rutinë, ku policia vuri re karakteristika të ndryshme në kontenierin me kodin “MSCU7453216”, i cili i përket kompanisë “DISCOVERBAN” SA. Policët konfirmuan parregullsi dhe qentë e trajnuar kanë zbuluar, në pjesën e poshtme të rreme të kontenierit, 125 pakot me substancën e bardhë.

Nga testet kimike u konfirmua se autoritetet kishin zbuluar 145.470 hydrochloride kokainë. Sipas hetimeve paraprake, përfaqësuesit e kompanisë kanë deklaruar se kutitë e bananeve që mbanin kokainën ishin të destinuara për në Shqipëri, një vend ndodhet në Evropën juglindore. Në orë të ngjashme, në fushën Contecon, në një inspektim oficerët e narkotikëve zbuluan anomali në panelet e ftohjes të kontenierit CRSU, me kodin 6133054, të regjistruar në emër të kompanisë “ISBELNI” SA. Me ndihmën e qenve të policies, u zbuluan 35 pako drejtkëndëshe me substancë të bardhë që rezultoi kokainë e peshon 39,285 gram. Droga ishte e destinuar për portin e Republikës së Qipros. Zyrtarisht, ministria tha se, të dyja rastet janë në hetime paraprake.

Prokurorët që po merren me këtë çështje janë Leonidas Lema Muñoz dhe Yanina Villagomez, kurse pronarët e drogës janë në kërkim, pasi sekuestrimi i kokainës, bëri që ata të largoheshin dhe të mos arretoheshin. Disa nga pakot e drogës të gjetura në sektorin Bananapuerto (kontenieri që do nisej për në Shqipëri) kishte dizajne të ndryshme, ndërsa logoja e një luleje, vërehej në të dyja rastet. Ëladimir Leon, Shef i Narkotikëve, tha se s’janë rastet e para ku kokaina vendoset brenda kontenierëe. Këtë vit, policia kapi 27 ton kokainë në portet e aeroportet, në Guayaquil.
 
 “Krimi shqiptar, labinith me shumë bërthama të vogla”
Raporti i Antimafies italiane thotë se “Shqiptarët hynë me forcë në tregun e kokainës. Vitet '90, ‘91 dhe kriza politike e financiare në 1997-ën krijuan vrima dhe hapësira ligjore për manovrimin e mafies. Lidhja midis vendit amë dhe emigrimit është një nga pikat e forta të një pushteti tjetër të trafikimit të drogës. Shqiptarët gjithashtu shquhen për aftësinë për të formuar marrëdhënie me grupe të tjera të mëdha kriminale, si mafia e Ndranghetës, mafies turke, post-jugosllave, Ameriko-Latine dhe atë të Afrikës Veriore, të cilës trafikantët shqiptarë i shesin me shumicë. Së fundi, është përcaktues edhe aspekti antropologjik. “Struktura e shqiptarëve, është e bazuar në lidhjet e gjakut dhe marrëdhënieve familjare. Krimi shqiptar është një labirint i përbërë nga bërthama shumë të vogla”-thotë Enzo Ciconte, profesor universiteti dhe historian i mafies. Sipas tij mafia shqiptare është e përbërë nga "njerëzit e fshatit", njerëz që lidhen me njëri-tjetrin.
 
Shkrimi u publikua sot (14.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit