Droga nga Vlora në Venecia
arrestohet anëtari i 11-të i bandës

Droga nga Vlora në Venecia <br />arrestohet anëtari i 11-të i bandës
VLORE -  Gjykata e Vlorës ka lënë në burg tre shqiptarët e arrestuar një ditë më parë në kuadër të superoperacionit ndërkombëtar “Underground Al”. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Robert dhe Marinel Haruni, përkatësisht 35 dhe 31 vjeç, si dhe Alfor Kurupin 25 vjeç, të cilët u arrestuan dje bashke me 7 persona të tjerë nën akuzën si pjesëtarë të një organizate kriminale shqiptaro-italiane dhe trafikim të lëndën narkotike nga Lazarati në Itali e më gjerë. Antidroga shqiptare dhe ajo italiane sekuestroi brenda një viti 7 ton drogë që trafikonte kjo bandë, me vlerën e 7 milion eurove. Seanca gjyqësore u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.

Ndërsa sot, ka shkuar në 11 numri i personave të arrestuar në kuadër të superoperacionit të antidrogës “UNDERGROUND-AL” të zhvilluar dje njëkohësishet në Shqipëri dhe Itali. Një ditë më parë antidroga shqiptare dhe ajo italianë shkatërroi një rrjet trafikimi, duke arrestuar 10 persona, 3 në Vlorë dhe 7 në Itali. Gjatë hetimeve 1 vjeçare në Venecia të Italisë u sekuestruan 1 ton marijuanë që kap vlerën e 7 milion eurove. Në vijim të këtij operacioni, policia e Vlorës njoftoi sot se ka vënë në pranga edhe një tjetër pjesëtar të bandës. Ai është Marsid Fuat Hysi, banues në Vlorë.

Sipas policisë së Vlorës Hysi në bashkëpunim edhe me Robert, Lulëzim dhe Marinel Haruni si dhe Alfor Kurupin, të arrestuar ditën e djeshme janë përfshirë drejtpërsëdrejtë në trafikimin, e dy ngarkesave prej 308 kg marijuanë dhe 111 kg marijuanë në datë 31.korrik të 2012 dhe 1 ngarkese prej 146 kg më 3 gusht të vitit të vitit të shkuar.

Policia tha se droga fshihej me kujdes në mënyrë tepër të sofistikuar në panele alumini dhe trafikohej në Itali nëpërmjet portit me anë të kamionave në pronësi të shoqërive apo personave nën hetim
Policia vijon hetimet për këtë organizate kriminale dhe në ditët në vijin pritet të ketë arrestime të tjera.

Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia