"Droga", Raporti i BE: Shqipëria 
e para për prodhimin e kanabisit

e para për prodhimin e kanabisit">
Bashkimi Europian ka publikuar raportin për vitin 2016, për prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Raporti i publikuar nga Komisioneri për Çështjet e Brendshme në BE,  Dimitris Avramopulos, vlerëson se Shqipëria vazhdon të jetë vendi i parë në Europë për prodhimin e kanabisit dhe shitjen e tij në tregjet e paligjshme europiane.

Edhe pse në dy vitet e fundit qeveria ka ashpërsuar luftën kundër drogës, sërish Shqipëria mbetet "macja e zezë" e rajonit dhe e Europës për kultivimin e kanabis-sattivës. Raporti sjell në vëmendje ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në fshatin Lazarat të qarkut të Gjirokastrës në Jug të Shqipërisë.
 
Menjëherë pas vendit tonë, vjen Holanda, ku siç vëren raporti i BE, ky mall shpërndahet, duke shkelur shumë herë edhe ligjet për konsumin e tij.
 
Edhe Çekia zë një pjesë të rëndësishme të këtij tregu së bashku me Marokun, Spanjën dhe Afganistanin.
 
Sipas raportit, kultivimi dhe trafikimi i drogës, është i vetmi aktivitet i paligjshëm që sjell përfitime për krimin e organizuar, duke shtuar edhe terrorizmin dhe trafikimin e qenieve njerëzore në to.
 
Raporti i BE është publikuar si një udhërrëfyes për Europolin dhe policitë e tjera të unionit, ku vlerësohet se aktivitetet e paligjshme sjellin mbi 30 miliardë euro në vit për organizatat kriminale, ku pjesën më të madhe e zë droga.
 
Sipas këtij raporti, 38% të tregut të drogës e zënë bimët narkotike, pra kanabisi që gjeneron 9.3 miliardë euro çdo vit fitime për trafikantët dhe prodhuesit.
 
Heroina, që rrjedh prej opiumit, vjen nga vendet e Kaukazit përmes Turqisë, Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Me gjithë operacionet e mëdha që janë bërë përgjatë vitit 2015, ku u sekuestruan më shumë se 3300 tonë heroinë anembanë Europës, trafikantët e saj kanë gjetur shtigje të reja.
Sa i përket vendit të tretë, atë e zë kokaina, e cila ka 24 % të tregut me 5.7 miliardë euro çdo vit. Më pas vijnë afetamina dhe metamfetamina me 8 % dhe 1.8 miliardë euro në vit. Pas tyre renditet ekstazi me 2 % dhe disa substanca të tjera psikoaktive.


Linku i Raportit të BE për trafikun e drogës

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim