Një sasi prej 48 kg marijuanë është sekuestruar nga policia italiane në territorin e Vernolës. Mediat raportojnë se lënda narkotike është gjetur pranë bregdetit dhe vinte nga brigjet e Shqipërisë. Marijuana ndodhej pak metra larg detit, çka dyshohet të jetë nxjerrë në breg nga valët.
Droga kishte përfunduar në zonën e plazhit, pikërisht në rezervatin natyror ‘Le cesine”, dhe dyshohet t’iu ketë rënë trafikantëve gjatë transportimit nga brigjet shqiptare.
Lënda narkotike ishte e mbështjellë në qese plastike të lidhura me njëra-tjetrën përmes një tubi plastik. Policia vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë dhe për të identifikuar autorët e marijuanës.

(Droga e nxjerrë në bgredetin italian)
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com