Policia e Fierit ka vënë në pranga tre persona për vepra të ndryshime penale.
Siç bëhet e ditur, policia ka arrestuar 24-vjeçarin me iniciale V.D., nga Lushnja, pasi është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip "Toyota" i pa pajisur me leje drejtimi, si dhe gjatë kontrollit në mjet i janë gjetur 2 doza me lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Po ashtu, në pranga ka rënë edhe T.B., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili është kapur duke drejtuar automjetin tip "Ford", në gjendje të dehur.
Gjithashtu, u ndalua D.C., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.