ROMË – Pas një hetimi dy vjecar policia italiane ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm arrestimet në rradhët e një bande kriminale, e cila trafikonte kokainë dhe armë nga Shqipëria dhe Spanja. 32 persona kanë përfunduar në pranga mëngjesin e sotëm dhe sipas mediave italiane aksioni blic është shtrirë në disa qytete si: Lazio, Marche, Toscana dhe Emilia Romagna.

Gjatë aksionit janë sekuestruar 600 mijë euro dhe më shumë se 50 kg kokainë si dhe dhjetra armë zjarri.
Policia tha se një prej anëtarëve të bandës kriminale u vra në Romë në janarin e këtij viti.

Për arsye hetimi identitetet e personave, mes të cilëve disa shqiptarë nuk bëhen të ditura.

(aq/shqiptarja.com)