Drogë dhe bixhoz në lokal pas orës 20:00, arrestohen 5 persona në Kukës

Drogë dhe bixhoz në lokal pas orës 20:00, arrestohen 5 persona në Kukës

Letrat e bixhozit dhe sasi e lëndës narkotike e gjetur në lokalin ku u kapën 5 personat

Policia e Kukësit ka vënë në pranga 5 persona, 1 prej të cilëve ishte pronari i lokalit ku janë kapur, ndërkohë që po përdornin lëndë narkotike dhe po luanin lojëra të kundraligjshme.

Arrestimi i tyre u bë gjatë orarit të karantinës, në lokalin në përdorim nga P. V. 25 vjeç, me të cilin ndodheshin edhe Q. A., 28 vjeç, B. P., 29 vjeç, V. Sh., 32 vjeç dhe A. SH., 38 vjeç, banues në Kukës.

Lokali i P. V. Ishte i palicensuar dhe e kishte përshtatur si ambient për përdorimin e lëndëve narkotike.

Në momentin kur ka hyrë Policia, ata kanë hedhur në dysheme, 3 doza me lëndë narkotike, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kontrollit në lokal u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe një valixhe me fisha të ndryshme, letra bixhozi dhe një tavolinë që shërben për të luajtur bixhoz.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Njoftimi i plotë i Policisë: 

Kukës

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e  narkotikëve dhe lojërave të palejuara.

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Vihen në pranga 5 shtetas, mes tyre dhe pronari i lokalit që ishte përshtatur për përdorimin e lëndëve narkotike dhe lojëra të kundërligjshme.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Kukës, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë policore se në një lokal në qytetin e Kukësit konsumohej lëndë narkotike dhe organizoheshin lojëra të palejuara, kanë organizuar punën dhe si rezulatat është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

P. V., 25 vjeç, Q. A., 28 vjeç, B. P., 29 vjeç, V. Sh., 32 vjeç dhe A. SH., 38 vjeç, banues në Kukës.

Arrestimi i tyre u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në qytetin e Kukësit, gjatë orarit të karantinës, në lokalin në përdorim nga shtetasi P. V., ndodheshin edhe 4 shtetasit e tjerë, të cilët në momentin kur kanë hyrë punonjësit e Policisë, kanë hedhur në dysheme, 3 doza me lëndë të dyshuar narkotike, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë