Policia e Beratit ka arrestuar dy persona dhe proceduar një tjetër, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mësohet se ka rënë në pranga shtetasi Ergys Kanani, 30 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit që u bë në lagjen “Donika Kastrioti”, në mjetin në pronësi të tij iu gjet një sasi bime narkotike marijuhanë.

Mbi 30-vjeçarin rëndojnë akuzat e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. 

Gjithashtu, në prangat e policisë ka rënë dhe shtetasi Altin Zajmi, 43 vjeç, banues në Poliçan, pasi ka prishur qetësinë publike dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik. Ky shtetas akuzohet për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ndërkohë, Seksioni për Krimet ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin N.M, 73 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se i ka dëmtuar ullishten me bagëtitë shtetasit Dh.P, 63 vjeç, banues në Berat. I moshuari akuzohet për “Shkatërrim të pronës”. 

Për të tre rastet, policia ka kaluar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme penale. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com