Drogë e prostitucion, kapen 3
persona të rrezikshëm në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, shfrytëzim prostitucioni, shfrytëzim të miturish dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Policia ka ndaluar shtetasit Indrit Driza, 45 vjeç, banues në Shijak, dhe Eduart Bukmishi, 55 vjeç, banues në Sukth, të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar dhe që pritet ekstradimi i tyre.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit "Vjeshtë 2017", është arrestuar dhe shtetasi Ernest Shutina, 25 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, i cili ishte në kërkim kombëtar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Njoftimi i plotë:
Specialistët për Hetimin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të zbatim të Plan-Operacionit "Vjeshtë 2017", në bashkëpunim me Efektivët e Komisariatitit të Policisë Durrës, kanë bërë të mundur ndalimin e tre shtetasve, dy prej të cilëve të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi.

Janë ndaluar shtetasit:

• Indrit Driza 45 vjeç banues në Shijak;

•Eduart Bukmishi 55 vjeç, banues në Sukth.

Në ngarkim të shtetasit I.Driza, Gjykata e Cantezaro / Itali, ka lëshuar urdhër arresti me Nr.157/05RMC datë 02.11.2005 për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim" parashikuar në nenin 110 të Kodit Penal Italian si dhe paragrafi 73, i ligjit "Për drogat" Nr.909/90.

Maksimumi i dënimit është 22 vjet burgim.

Në ngarkim të E.Bukmishit, Gjykata e Cantezaro / Itali ka lëshuar urdhër-arrestin me Nr.157/05RMC, datë 02.11.2005, për veprat penale “Shfrytëzim Prostitucioni, shfrytëzim i të miturve” dhe”Pjesëmarrje në organizatë kriminale”parashikuar në nenet 3, 4 të ligjit Italian Nr.75/58.

Shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana më datë 10.10.2017. Gjithashtu, është ndaluar edhe një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht:

• Ernest Shutina 25 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës.

Në ngarkim të shtetasit E.Shutina, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me Vendimin Nr.785, datë 11.09.2014, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve