Drogë me postë nga Anglia me destinacion Shqipërinë! Në pranga korrierët 18-vjeçar, porosisnin kanabis nga 'çunat e Londrës'! Njëri u kap në taksi

Dy të rinj, të identifikuar si David Shehu dhe Mariglen Vata, të dy 18 vjeç janë arrestuar nga policia pasi ishin porositës të kanabisit nga Britania e Madhe. Arrestimi i tyre u bë dtën e sotme në vendin e quajtur "Rreth Rrotullimi" në Plepa Durrës.

Nga hetimet ka rezultuar se këto dy pako me lëndën narkotike kanë ardhur nga Mbretëria e Bashkuar, të cilat erdhën me postë (Koli Post) në Tirana dhe më pas kanë shkuar në filialin e postës në Durrës.

Porositësi i drogës ishte Mariglen Vata, i cili për të tërhequr pakot me drogë ka dërguar David Shehun për t’i marrë pakot nga vëndi i mbërritjes (Durrës) dhe për t’i sjellë në Tiranë. Hetimet u zhvilluan nën drejtimin e prokurorit Bledar Valikaj.

Nga operacioni i koduar 'Green Mail 2', David Shehut që po udhëtonte me taksi iu kapën dhe sekuestruan në cilësinë e provës material 2 pako me mbishkrimin “Ardit Brahaj”dhe “Armir Cena”, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 pako kartoni, brenda të cilave ndodheshin 5 qese me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale rreth 340 gramë.

Ky është operacioni i dytë policor i zhvilluar brenda 3 muajve të fundit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet postës, nga Mbretëria e Bashkuar. Operacioni policor i koduar “Green mail” u zhvillua më 30 qershor 2022 dhe si rezultat u sekuestruan rreth 1.3 kilogramë kanabis dhe u vunë në pranga 2 persona.

Në një raportim të mëparshëm të Report Tv, gazetari Sokol Dema tregoi si janë rregullat strikte të kalimit dhe skanimit të pakove postare.

Të gjitha dërgesat postare që mbërrijnë në territorin e Shqipërisë si dhe ato që nisen nga territori jonë me destinacione vendet e huaja, protokollisht kalojnë në një përpunim paraprak dhe procedurë kontrolli, si në ambientet e Postës Shqiptare ashtu edhe në ambientet e cargos në Rinas. Në të dy rastet, ato i nënshtrohen një kontrolli me pajisje skanuese të fjalës së fundit. Ky proces kontrolli i objekteve postare kryhet në tre nivele. Në fillim, bëhet skanimi i të gjithë ngarkesave nga skaneri i Postës Shqiptare, në nivelin e dytë bëhet skanimi i objeketeve të veçanta dhe në nivelin e tretë, bëhet skanim edhe i objekteve më të vogla postare, nga një skaner më i specializuar.

Gjatë procesit të skanimit, ka pasur raste kur janë evidentuar mallra të ndaluara. Objektet bllokohen dhe më pas i kalojnë sektorëve të ndryshëm të policisë, sipas llojit të mallit të ndaluar dhe procesverbali i dërgohet prokurorisë, e cila është më tej përgjegjëse për vijimësinë e hetimeve.

Për rastin e datës 30 qershor me dy të arrestuar, 64-vjeçarja Fuxha ishte një ish-punonjëse poste. Me ndikimin e saj, ajo mundi të tërheq sasinë e kokainës që vinte nga Anglia. Prokuroria dhe policia kanë dyshime edhe për persona të tjerë të përfshirë, ndërsa hetimet po vijojnë për të dokumentuar të plotë ngjarjen. Burime nga policia thonë se nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes së punonjësve të postës si bashkëpunëtorë, megjithatë akoma gjithçka është në fazë dyshimesh e hetimesh.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 18/08/2022 15:54

    Nuk e kuptoj pse ta porositesh nga Anglia nqs kanabisin e kemi ne Shqiperi me bollek ne te kater anet.

    Përgjigju
    • Gimi: 18/08/2022 18:35

      reklame e paster per prokurorin e korruptuar Valikaj.....nuk do ta kaloje vettimgun

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan