Shtatë kilogramë heroinë, rreth 1 kilogram kokainë, një pistoletë dhe më shumë se 25.00 euro u janë gjetur dy shqiptarëve, të cilët u arrestuan nga policia italiane e Gulianova-s, fundjavën e shkuar.
Dy shqiptarët e moshës 35-vjeçare janë, Milvan Mina e Arjon Veliu, banues në San Benedetto, raportojnë mediat italiane.
Efekivët e Gulianova-s ishtin duke patrulluar në perfi në zonës për të parandaluar vjedhjet, kur panë një Audi A3 të zezë që qarkullonte pranë banesave. Efektivët ndoqën autoveturën që u drejtua drejt një zonë të izoluar në rrethinat e Gulianova-s, ku edhe ndaloi.
Një prej shqiptarëve zbriti nga automjeti.
Forcat e sigurisë rrethuan zonën dhe fillimisht arrestuan këtë të fundit, teksa drejtohej për nga kopshti i një banese.
Shqiptari tjetër, i cili vërejti prezencën e forcave të rendit tentoi të largohej, por u kap pak kohë më pas.
Gjatë kontrollit në autoveturë, u gjetën 7 kg heroinë të ndara në pako rreth gjysmë kilogramshme, rreth 800 gr kokainë të paketuar, më shumë se 2.500 euro, dhe një pistoletë, të gjitha të sekuestruara.
Vlera e lëndës narkotike, po të hidhej në treg kapte vlerën e rreth 250 mijë eurove.
Sot, dy shqiptarët dolën para gjykatës, ku u njohën me masën e sigurisë arrest me burg, raportojnë mediat lokale.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com