Trafik heroine në Itali në '97/ Arrestohet anëtari i 'bandës' së Durrësit, ishte në kërkim

DURRËS- Një 48-vjeçar, pjesë e grupit kriminal të Dritan Dishës, Agron Disha është arrestuar mesditën e sotme, pas muajsh në kërkim.

Disha ishte mes 83 të arrestuarve në Itali në një operacion, pjesa më e madhe shqiptarë, (shumica e tyre sot nuk jetojnë më) që merreshin me trafikimin e drogës nga Shqipëria drejt vendit fqinj. Siç shkruajnë mediat italiane, gjithçka ka nisur në vitin 1997-2000.  Koka e këtij krupi ishte Dritan Disha, një emër i njohur në botën e krimit, i vrarë në vitin 2000 dhe për këtë është dënuar Plaurent Dervishaj, por ky dënim u rrëzua në Gjykatën e Lartë dhe rigjykimi në Apelin e Krimeve të Rënda i dha atij pafajësi.

Pas arrestimit, Disha pritet të ekstradohet në Itali, aty ku gjykata e Partos më 26 qershor të 2019 e ka dënuar me 13 vjet  e 4 muaj burgim. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim ”.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë