Një atentat ka tronditur Durrësin rreth orës 13:20 të kësaj të enjte, ku të plagosur mbetën Plarent Dervishaj dhe Julian Mecaj, të cilët u qëlluan me breshëri kallashnikovi teksa udhëtonin me një Range Rover.
Plarent Dervishaj 47 vjeç ka marrë një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën ndërsa Mecaj, 36 vjeç tre plumba dhe ndodhen të dy nën kujdesin e mjekëve.
Ende nuk janë zbuluar autorët e këtij atentati, të cilët dyshohet se i janë vënë në ndekje me dy makina Range Roverit, derisa kanë qëlluar pranë mblikalimit të Shkozetit.Pas atentatit Range Rover është ndalur në hyrje të Durrësit në zonën e njohur si ish-Këneta. Pas ngjarjes policia gjeti të djegur një automjet që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.
Nga pjesa e përparme automjeti me targë AA 005 MJ është bërë shoh nga plumbat në pjesën e xhamit, ndërsa dyshohet se Mecaj e Dervishaj kanë qenë në sediljet e para.
Grupi hetimor ka ngritur disa pista hetimi, ndërsa janë sekuestruar edhe disa kamera sigurie, pasi pranë vendit ku iu bë atentati Plarent Dervishatj dhe mikut të tij, Julian Meçajt, ishte një biznes. Gjithashtu pritet se me përmirësimin e gjendjes shëndetësore të dy të plagosurve të merret edhe dëshmia e tyre. Nëse ata i kanë parë autorët do të ndihmonte policinë për kapjen e tyre. Deri më tani policia e Durrësit ka shoqëruar mbi 10 persona si dëshmitar okular por ende nuk ka një të dyshuar për atentatin. Nga ana tjetër vetë policia ka ngritur disa postblloqe në hyrjet dhe daljet e Durrësit për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Plarent Dervishaj ka lënë qelitë në vitin 2017 pas vendimit të Gjykatës së Lartë ndërsa prej vitesh ai ka qenë ndër më të kërkuarit në Interpol. Dervishaj ka qenë i dënuar me burg përjetë në mungesë për vrasjen e Arsel Sotiri, Ilir Nelaj, Agim Rexhepi, Dritan Sallaku dhe Dritan Disha por ky dënim u rrëzua në Gjykatën e Lartë dhe rigjykimi në Apelin e Krimeve të Rënda i dha atij pafajësi.
Nga ajo kohë Plarent Dervishaj është në liri ndërsa sot ka rënë pre e një atentati me armë zjarri duke marrë një plumb në këmbë. Sipas informacioneve të siguruara nga Shqiptarja.com, Julian Meçaj është i akuzuar për disa vepra penale por drejtësia nuk ka pasur prova që të dënojë.
durres.jpg" style="height:458px; ëidth:780px" />
A mund te nathote njeri se kush eshte ky visi pojes? Nga eshte ky e si è ka emrin? Me cfare meret ky qe qenka kaq i fuqishem?
PërgjigjuPer ke troplin behet fjale?
PërgjigjuJane ato ushtaret e Visit Pojes qe e bene kete pune . Se ai ka filluar tani te eliminoje kundershtaret
PërgjigjuSa shpejte e bere biografine,kaq i sigurte je.Jeni bo te gjithe prokurora
Kush eshte ky visi? Eshte nga kavaja me origjine ky apo jo? Apo eshte nje vis tjeter nga Durresi? Mund te na e thuash si è ka emrin?
kush jan keto. a jan grupi fort ne durres apo mbizotron lul berisha
Kush jane rivalet e lulit?
Përgjigjuakoma ka banda rivale lul berisha ?? kush na qenken keto qe i pasken dal kundra
PërgjigjuSa shtrenjte po e paguajne ate gjoben e troplinit çunat e vangjush dakos
PërgjigjuPo çfare çunat e Dakos jane keta more idioter... doni me ngaterru hesapet...ç'pune kane Lenti e Luli me Milin e Parkut me Dakon? A nuk ishin ata qe qene tu i vu gjobe Dakos? A nuk ishin keta trima tek hipoteka? Ikni mer grup delesh idiote qe boni te ditmin qe nga amerika e deri ne kine.
Kush eshte ky troplini? Aq i forte eshte ? Te kush e ka mare gjakun e Gaz collakut ai ?
o shoku kaq i fort esht ai troplini se dhe gjakun e gaz collakut e ka marr me koh
Akoma ska vdek ky Ceci
PërgjigjuKtu esht dora Gonit esht i fuqishem fare ai ka banden e vet spyt per asnji banda cakedismeve