Drogë në FA, PD: Dolët zbuluar
Flisni për informacionin që keni

Drogë në FA, PD: Dolët zbuluar<br />Flisni për informacionin që keni
TIRANE – Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar sot se qeveria ka informacion për drogën që trafikohet nga forcat e armatosura dhe kërkoi sërish prononcimin e ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe kryeministrit Edi Rama, për të dhënë shpjegime rreth asaj çka po ndodh aktualisht me ushtrinë. Ai tha se opozita ka dorëzuar sërish në Kuvend kërkesën për raportimin e ministres Kodheli në Komision Sigurie.
 
Ndërkaq, duke i vlerësuar qesharake këto akuza me fjalët se “’janë avionë imagjinarë që i shikon vetëm Berisha dhe Basha”, Partia Socialiste, përmes deputetes Olta Xhaçka kërkoi që opozita të dorëzojë në Prokurori provat dhe faktet që shprehet se disponon kundër Forcave të Armatosura.
 
Ndërsa deputeti socialist, Pandeli Majko nga  Komisioni i Ligjeve, ka kërkuar reagimin e presidentin Nishani ndaj akuzave për keqpërdorimin e ushtrisë në trafikun e drogës. Ai tha se shteti ligjor ka ngelur vetëm dhe se presidenti është kthyer për të bërë qoka.

BASHA: DOLET ZBULUAR, FLISNI PER INFORMACIONET QE KENI
Në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë Demokratike, Basha tha se deklarata e djeshme në seancën plenare e deputetit Erjon Braçe, se disponon të njëjtin dokument si ish-ministri Imami për avionët e FA, tregon sipas tij se qeveria ka informacion.
 
“Rezulton se kryeministri dhe Ministrja e Mbrotjes kanë informacion. 8 ditë i cuan dëm dhe dolën zbuluar në përpjekjen për të fshehur këtë fakt, kujt i djeg miza si bën derman as mushkonja. Pse nuk japin llogari para Kuvendit. Pse i tremben transparencës. Qeveria ka refuzuar të përgjigjet nëse ka informacion. Dje morëm përgjigje në Kuvend. Deputeti i mazhorancës e bëri të qartë se qeveria ka informacion dhe ne ngulomojë te kërkesat. Pse për 8 ditë kryeministri dhe Ministrja e Mbrojtjes fshehën faktin se kanë informacion dhe së dyti cfarë kanë bërë?”, tha Basha.

BASHA: DOREZUAM KERKESEN NE KUVEND, KODHELI TE RAPORTOJE TE SIGURIA
Pas rrëzimit të kërkesës së parë nga Komisioni i Sigurisë për raportimin e ministres Kodheli mbi këto akuza, kreu i Partisë Demokratike lajmëroi se opozita ka depozituar prap kërkesën për raportimin e Ministres së Mbrojtjes. Ky sipas tij është hapi i parë, dhe do të vijojë me ndjekjen e këtij procesi derisa transparenca e plotë të jetë bërë.

PROVAT? BASHA: NUK BEJME PROKURORIN, POR OPOZITEN
I pyetur nga gazetarët, se nëse opozita do të bëjë publik apo do të dorëzojë në prokurori provat që thotë se disponon, Basha tha:
 
“Duke inkurajuar Prokurorinë të bëjë punën, kryeministri dhe Ministrja e Mbrotjes s’mund t’i ikin transparencës para kuvendit. PD sa ka marrë informacione mbi përdorimin e FA për drogë i është drejtuar organeve përgjegjëse ministres së Mbrotjes dhe kryeministrit. Ne nuk bëjmë prokurorin, vendi ka prokurorë, ne kërkojmë përgjegjësi politike të kryeministrit dhe ministres së Mbrojtjes”.

PS: DOREZONI FAKTET NE PROKURORI, SHIHNI AVIONE IMAGJINARE
Në kushtet kur me kërkesë të Ministrisë së Mbrotjes, Prokuroria ka nisur hetimet, Partia Socialiste kërkoi sot që opozita të paraqesë në organin e akuzës provat që deklaron se ka kundër Forcave të Armatosura. Në një deklaratë nga selia e Partisë Socialsite, deputetja Olta Xhaçka i quajti qesharake akuzat të ripërsëritura edhe sot nga kryetari demokrat Basha.
 
“Prokuroria ka nisur hetimet, me kërkesë të Ministres së Mbrojtjes. Nëse opozitës i ka mbetur qoftë edhe një fije serioziteti, pretendimet e saj le t’i paraqesë në Prokurori për të mos u bërë gaz i botës përmes qëndrimeve dhe deklaratave qesharake si këto të ditëve të fundit. Partia Socialiste e fton opozitën të bëhet serioze e të ndalojë këtë lumë akuzash të paskrupullta, e mbi të gjitha qesharake, të cilat nuk bëjnë asgjë tjetër veçse tentojnë të cenojnë imazhin e vendit dhe të Forcave të Armatosura, me të vetmin qëllim: Marrjen nën mbrojtje politike të ish zyrtarëve të lartë të ministrisë së mbrojtjes të zhytur deri në fyt në korrupsion”, - tha Xhaçka.
 
Sipas saj: Partia Demokratike është duke u bërë çdo ditë e më qesharake me akuzat për avionë të padukshëm që ngrihen në qiejt e Shqipërisë. Njëherë nga malet e Gjadrit, njëherë nga kënetat e Divjakës e njëherë nga rruga e Tepelenës. Askush nuk i ka parë këta avionë imagjinare, përveç ish Kryetarit të PD Berisha dhe zëdhënësit të sotëm Basha”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi