Drogë në frigoriferin e barit, në makinë dhe në shtëpi, pranga çiftit italiano-shqiptar në Luino

Drogë në frigoriferin e barit, në makinë dhe në shtëpi, pranga çiftit italiano-shqiptar në Luino

Droga e kapur në Itali

ITALI- Policia e Luino-s ka arrestuar për posedim të paligjshëm të drogave dy persona: një shqiptar 35 vjeçar dhe një 29 vjeçare italiane.

Aksioni ndodhi brenda një bari ku gjatë kontrolleve u gjet një gram hashash brenda një frigoriferi dhe një celular me kartë shqiptare.

Ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara në automjet u gjetën tri doza kokainë dhe 200 euro, të ardhura që supozohen se janë akumuluar prej aktiviteteve të drogës.

Përveçse kontrolleve në biznes dhe në automjet, kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e çiftit, ku janë gjetur 90 gram hashash brumë, 6 doza kokainë, një gram ekstazi, gjysmë gram marijuanës dhe rreth 7 gram substancë prerëse.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë