MEMALIAJ- Gjatë një kontrolli në fshatin Vasjar në Memaliaj, policia ka gjetur në oborrin e një banese bimë kanabis sativa. Lidhur me këtë ngjarje policia policia shpalli në kërkim pronarin e banesës dhe vuri nën hetim kryeplakun e fshatit Bedri Llana. Ndaj Llanës rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe mos kallëzim krimi.
Report tv mëson se materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Gjirokastrës, ndërkohë që nuk ka një reagim zyrtar nga policia.