TIRANË- Deklarata e perfektit të Tiranës, Sadi Vorpsi i cili tha se në shkollat e Tiranë shitet kanabis, e ndërkohë që mungon reagimi i policisë bashkiake ka sjellë përplasje me Prefekturës dhe Bashkisë.
Në një reagim pas deklaratës së Vorpsit, Bashkia e Tiranës e ka quajtur këtë të fundit “vegël” e kryeministrit Rama, “Injoranca e të cilit nuk njeh kufi”.
“Prefekti, “vegël” e Ramës për bllokimin e buxhetit, flet sot për bashkëpunim. Injoranca e prefektit nuk njeh kufi. Policia Bashkiake nuk ka asnjë kompetencë për të kontrolluar trafikun e drogës dhe shpërndarjen e saj në shkollat e Tiranës”, ka reaguar Bashkia e Tiranës nëpërmjet një deklarate për mediat.
ORA 14:30, VORPSI: DEKLARATAT E BASHKISË, BANALE
Menjëherë pas deklaratës së bashkisë ku e cilësoi prefektin Sadi Vorpsi “vegël e Ramës dhe injorantë”, ka reaguar prefekti, ku i ka cilësuar deklarata e bashkisë “banale”.
Një një reagim dërguar medieve, Perfekti i Qarkut të Tiranës shkruan se “prefekti i Qarkut Tiranë i përcjell me neveri deklaratat e Bashkisë së Tiranës, e cila duke përdorur një gjuhë të papranueshme ndaj drejtuesit të një institucioni shtetëror, i largohet gjithnjë e më shumë përfaqësimit të kryeqytetasve.
Deklarata e plotë
“Prefekti i Qarkut Tiranë i përcjell me neveri deklaratat e Bashkisë së Tiranës, e cila duke përdorur një gjuhë të papranueshme ndaj drejtuesit të një institucioni shtetëror, i largohet gjithnjë e më shumë përfaqësimit të kryeqytetasve.
Këto deklarata bëhen edhe më banale, kur kjo gjuhë përdoret nga ana e një institucioni të zgjedhur vendor, institucion ky që nuk i është përgjigjur asnjëherë ftesave zyrtare të Prefektit për të biseduar mbi problematikat dhe zhvillimet e Qarkut.
Duke dashur t’ju saktësojmë fjalën e Prefektit, po ju citojmë të zbardhur atë që dhjetëra gazetarë e kanë marrë të regjistruar përmes kamerave dhe diktofonëve të tyre.
Në takim e zhvilluar sot në kuadër të Luftës Kundër Narkotikëve, Prefekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi, ndër të tjera është shprehur se:
“Në Qarkun e Tiranës vihet re problematika e përdorimit dhe e shitjes së lëndëve narkotike kryesisht në shkolla. Shpesh këtë problem e krijojnë edhe shitësit ambulantë që tregtojnë rreth oborreve të këtyre institucioneve, që edhe pse pas kërkesave e ankesave të vazhdueshme të drejtorive të shkollave përkatëse pranë policisë Bashkiake të Tiranës, kjo e fundit duket se nuk është përgjigjur në mënyrë eficente dhe koherente për këtë problem”.
Prefekti i Qarkut Tiranë, i bën thirrje Bashkisë së Tiranës që të marrë pjesë në takimet ku ajo është e ftuar zyrtarisht dhe të diskutojë drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e shtetit shqiptar, dhe jo të informohet përmes titrave dhe të reagojë përmes mesazheve telefonike.
ORA 13:00, VORPSI VEGËL E RAMËS, NUK I NJEH KUFI INJORANCA
Bashkia e Tiranës, menjëherë pas tryezës së organizuar nga Prefekti i Qarkut, Sadi Vorpsi mbi kultivimin e kanabist, ka reaguar ndaj deklaratës së tij për shitjen e lëndëve narkotike në shkollat e Tiranës.
Bashkia e Tiranës nëpërmjet një deklarate për mediat e ka cilësuar prefektin “vegël e Ramës”.
Deklarata e plotë e bashkisë
“Prefekti, “vegël” e Ramës për bllokimin e buxhetit, flet sot për bashkëpunim. Injoranca e prefektit nuk njeh kufi. Policia Bashkiake nuk ka asnjë kompetencë për të kontrolluar trafikun e drogës dhe shpërndarjen e saj në shkollat e Tiranës e cila është kthyer në një shqetësim të jashtëzakonshëm muajt e fundit dhe as kultivimin e saj në komunat përreth Tiranës. Prefekti zhvesh nga përgjegjësia përgjegjësit e kësaj situate dhe sulmon Bashkinë e Tiranës, ndërsa qytetarëve të saj u ka mohuar çdo shërbim duke u bllokuar buxhetin.
Bashkia e Tiranës ka qenë e para që jo vetëm ka dhënë kontributin e saj për sigurinë në shkolla. Në 48 shkolla, 9-vjeçare dhe të mesme janë vënë elementë të sigurisë rrugore. Në 13 shkolla të mesme të përgjithshme të qytetit të Tiranës janë instaluar kamerat e sigurisë për vëzhgimin e perimetrit të shkollave.
Çdo drejtori shkolle monitoron nga zyra e drejtorit në kohë reale ambientet e jashtme të shkollës, 24 orë ditë dhe natë, për 365 ditë të vitit. Bashkia e Tiranës i ka bërë thirrje dhe pret bashkëpunimin e drejtorisë rajonale të Policisë, për lidhjen e imazherisë së këtyre kamerave me Dhomën Operacionale të Policisë së Shtetit në Tiranë.
Sot, nxënësit dhe qytetarët e Tiranës presin nga prefekti zhbllokimin e buxhetit i cili parashikon përmirësimin e kushteve në shkolla, kopshte dhe çerdhe, ndërtim të rrugëve, shtim të hapësirave të gjelbra, përmirësim të cilësisë së jetës së tyre.
Sot paradite prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi thirri në një tryezë përfaqësues të Policisë së Tiranës dhe krerë komunash mbi kultivimin e kanabist.
I pranishëm ishte edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, ndërsa kryetarët e komunave të PD-së, nuk i janë përgjigjur ftesës së prefektit. Ata nuk kanë qenë të pranishëm në tryezë.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com