Drogë nga Lazarati, policia 20 min
shkëmbim zjarri me trafikantët

Drogë nga Lazarati, policia 20 min <br />shkëmbim zjarri me trafikantët
GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës sekuestroi natën e mbrëmshme 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë, si dhe ka vënë në pranga një prej poseduesve të ngarkesës së drogës. 

Lënda narkotike është kapur në kodrën përballë lagjes së Romëve në Gjirokastër, teksa vinte nga zona e Lazaratit, ndërsa policia shpalli në kërkim dhe transportuesin tjetër, dy shtetas po nga Lazarati, pronarë të lëndës narkotike, si dhe blerësin e drogës. 

Gjatë aksionit për të ndaluar poseduesit e drogës mësohet se ka patur një shkëmbim me armë zjarri mes policisë dhe pronarëve të drogës, por fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar në njerëz. 
Të shtënat e armëve nga ana e pronarëve të lëndës narkotike të dy shtetasëve nga fshati Lazarat kanë vijuar përreth 20 minuta. 

Sipas policisë, është vënë në pranga S. Rizvo 17 vjeç nga Fieri e banues në Gjirokastër, ndërsa shtetasi me inicialet M.R, 17 vjeç është larguar me shpejtësi, duke përfituar nga terreni i thyer dhe nga shkëmbimi i zjarrit me armë midis trafikantëve dhe policisë. 
Mësohet se dy të rinjtë po transportonin me krahë dy çanta të mëdha shpine të mbushura me lëndë narkotike dhe po lëviznin nëpërmjet kodrave përballë fshatit Lazarat në drejtim të Gjirokastrës. 

Blerësi i lëndës narkotike si dhe dy shtetasit, të cilët hapën zjarr në drejtim të policisë janë identifikuar nga policia dhe janë shpallur në kërkim, por për arsye hetimi nuk i bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre. 

(s.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'