Drogë nga Shkodra në Malin e Zi, burg kreut të bandës dhe dy anëtarëve, lirohen dy të tjerë

Kreu i një grupi kriminal të drogës, bashkëpunëtori i tij dhe një anëtar i grupit të arrestuar më 3 korrik në Shkodër, u lanë në burg nga Gjykata. Ndërkohë u vendos masa e sigurisë "detyrim paraqitje" për dy anëtarë të tjerë të grupit kriminal që merreshin me organizimin, financimin, transportin dhe trafikimin marijuanës nga qyteti i Koplikut në drejtim të Malit të Zi dhe më gjerë.

Gjykata e Shkodrës vendosi arrest me burg për Zef Kolaj, i konsideruar koka e kësaj bande. Njëjtë edhe për Kristian Melaj, bashkëpunëtori kryesor i kreut të grupit, dhe Genc Meçaj, anëtar.

Detyrim paraqitje u vendos për Elvis Hysaj dhe Xhusepe Melaj, të arrestuar në operacionin "Prekalori" ku u sekuestruan 200 kilogramë kanabis.

Secili prej anëtarëve kishte një rol të rëndësishëm. Sasia e drogës që u sekuestrua po transportohej drejt Malit të Zi nga Zef Kola, që ishte dhe koka e kësaj bande në bashkëpunim me Genc Mecaj. Në përfundim të operacionit u sekuestruan 205 kg lëndë narkotike, 5 automjete që përdoreshin për transportin e drogës dhe  5 telefona celularë.

•Zef Kola  53 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë në Mal të Zi për trafik narkotikësh. (kryetar i grupit të strukturuar kriminal);

•Genc Mecaj, 31 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë për veprën penale “Dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”.  (bashkëpunëtori kryesor i kryetarit të grupit);

•Kristjan Melaj, 28 vjeç, banues në Malësi të Madhe (anëtar);

•Elvis Hysaj, 29 vjeç, banues në Malësi e Madhe (anëtar);

•Xhusepe Delaj, 21 vjeç, banues në Malësi të Madhe (anëtar).

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025