55 persona, 27 prej të cilëve shqiptarë, janë arrestuar pas një operacioni ndërkombëtar anti-drogë. Është shkatërruar grupi shqiptaro-nigerian, ndërkohë që 6 prej anëtarëve janë prangosur në Vlorë. Operacioni është zhvilluar në Vlorë, Kothen në Gjermani dhe Romë, Itali

Burime për Report Tv konfirmojnë se në Shqipëri po bëhen kontrolleedhe në Fier, Elbasan, Durrës dhe në Tiranë.

Në pranga janë vendosur 52 burra dhe 3 gra, mes tyre 27 shqiptarë, 23 nigerianë, 4 italianë dhe një gambian.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane grupi trafikonte kanabis nga Shqipëria në Itali dhe më pas dërgohej në Gjermani me autobusë e trena.

Bëhet fjalë për 3 organizata të ndryshme kriminale që kishin si synim trafikimin e paligjshëm të drogës, prodhimin dhe mbajtjen e paligjshme të drogës dhe për gënjeshtra duke mashtruar zyrtarin publik.

Droga e llojit marihuanë nisej nga Shqipëria dhe kishte destinacione të ndryshme në Evropë.  Grupi kriminal shqiptar e bëntë të gjithë këtë aktivitet falë aleancës me anëtarët e mafias nigeriane të pranishëm në Itali.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:30
Report Tv siguron emrat e 5 të arrestuarve në Vlorë

Report Tv siguron emrat e 5 të arrestuarve në Vlorë. Mësohet se janë arrestuar Rezart Elmazaj Dionis Moskaj, Albano Juzaj, Ersild Nelaj dhe Zeqir Aliaj, e ndërsa është shpallur në kërkim Andi Veshaj. Këta persona, në bashkëpunim me pjesëtarët e tjerë të organizatës kriminal, nga data 01.06.2018 deri më 21.01.2019, kanë marrë pjesë në role të ndryshme në një organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Evropës. Ato do të ekstradohen drejt Italisë.