Drogë pranë depos së ujit, pranga 3 personave në Sarandë dhe Gjirokastër, një tjetër në kërkim

Drogë pranë depos së ujit, pranga 3 personave në Sarandë dhe Gjirokastër, një tjetër në kërkim

Foto ilustruese

SARANDË, GJIROKASTËR-Tre persona janë arrestuar në Sarandë dhe Gjirokastër, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Në Sarandë në kuadër të operacionit "Dermishi" u arrestua Stavro Cakuli, 32-vjec dhe u shpall në kërkim Geraldo Obzova  29 vjeç, si autorë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme  Sipas policisë, në afërsi të depos së ujit që furnizon fshatin Dermish, u kap një parcele që e kishin përshtatur për të mbjellë “cannabis sativa”. Policia i sekuestroi 75 bimë narkotike me lartësi 3-50 cm.

Gjithashtu, në vijim të këtij operacioni, gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë në afërsi u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë e llojit TT, për të cilën u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi O. Ç., 37 vjeç, banues në Dërmish, Finiq.

Ndërkohë në Gjirokastër u arrestua 51-vjeçari me iniciale Gj.P pasi në vendin e quajtur "Kreshpa", zonë  e pyllëzuar, pronë publike, u gjetën të kultivuara bimë narkotike. Policia thotë se kontrolli i territorit do vijojë pandërprerë, me qëllim evidentimin, parandalimin dhe goditjen e çdo tentative për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë pak ditë më parë u arrestuan 11 persona në Gramsh për kultivim kanabisi pranë një depoje uji. Pikërisht me ujin e depos që furnizonte me ujë banorët e fshatit Kotorr, këta persona vadisnin dhe kultivonin lëndën narkotike. Shpesh herë banorët e fshatit mbesnin dhe pa ujë, pasi pikërisht sasia e ujit që ishte për konsum për banorët, shërbente për të vaditur parcelën e mbjellë me drogë. Momentalisht për këtë çështje vijojnë të jenë në kërkim Guzimtar Kotorri dhe vëllai i tij Ahmet Kotorri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë