Lanë fshatin pa ujë pasi mbollën drogën pranë depos së ujit, gjykata lë në burg 7 personat e kapur në Gramsh

Lanë fshatin pa ujë pasi mbollën drogën pranë depos së ujit, gjykata lë në burg 7 personat e kapur në Gramsh

Anëtarët e një familje në Gramsh janë mbyllur nga gjykata e Elbasanit në “arrest në burg”, pasi rezultojnë kultivues të një parcele me drogë në fshatin Kotor. Parcela me 200 rrënjë drogë dhe 1500 fidanë kanabis gati për mbjellje është asgjësuar plotësisht, ndërsa gjatë operacionit janë arrestuar 9 persona.

Tetë nga personat e arrestuar si Gëzim Çelanji, Alkis Vila, Albion Nexhipi, Elton Kotorri, Altin Kotorri, Ervin Kotorri, Luan Kotorri dhe Aurel Kotorri, janë mbyllur në burg. Ndërsa për gjimnazistin Klajdi Kotorri, gjykata e Elbasanit ka vendosur të caktojë masën detyrim paraqitje, për shkak të studimeve që ai duhet të vijojë.

Sipas vendimit të gjykatës së Elbasanit, të arrestuarit por edhe disa persona të tjerë pjesë e familjes Kotorri në Gramsh, si Guzimtar Kotorri, dy vëllezërit e tij Ervin Kotorri dhe Ahmet Kotorri, kunati i tyre Altin Kotorri, dhe persona të tjerë kanë kultivuar një parcelë me drogë.

Sipërfaqja e tokës ku ishte mbjellë droga ishte afër Depos së ujit të pijshëm në fshatin Kotorr. Pikërisht me ujin e depos që furnizonte me ujë banorët e fshatit Kotorr, këta persona vadisnin dhe kultivonin lëndën narkotike. Shpesh herë banorët e fshatit mbesnin dhe pa ujë, pasi pikërisht sasia e ujit që ishte për konsum për banorët, shërbente për të vaditur parcelën e mbjellë me drogë. Momentalisht për këtë çështje vijojnë të jenë në kërkim Guzimtar Kotorri dhe vëllai i tij Ahmet Kotorri.

9 nga të arrestuar

Gezim Çelanji 38 vjeç

Alkis Vila 33 vjeç

Albion Nexhipi 23 vjeç

Elton Kotorri 38 vjeç

Ervin Kotorri 27 vjeç

Altin Kotorri 37 vjeç

Luan Kotorri 47 vjeç

Klajdi Kotorri 18 vjeç

Aurel Kotorri 32 vjeç

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 07/07/2020 14:30

    Ketyne u them trima ua.. hallall qumshun e nenes... Edvin Mafia u vjedh u oret u mer buken e gojes cohuni ta shpotrim qelbesiren

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë