Drogë e paketuar edhe në qese me mbishkrimin “Candy Surprise”, e destinuar për t’u shitur kryesisht pranë shkollave, është sekuestruar nga policia në Shkodër.

Në pranga ka rënë një 28-vjeçar, i cili u kap në automjetin e tij me një sasi kanabisi. Gjatë kontrollit në banesë iu gjet një tjetër sasi droge, e ndarë në doza dhe gati për shitje.

Në total u sekuestruan rreth 1.5 kilogramë kanabis, një pjesë në formë xhelatinoze, si dhe peshore elektronike, pajisje për paketim me vakum, një automjet dhe një celular.

Sipas policisë, dyshohet se 28-vjeçari siguronte drogën për ta shitur kryesisht në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.