FRANCË- Dy shqiptarë në Francë, njëri 25-vjeç dhe tjetri 30-vjeç, janë dënuar me tetë muaj burg pas hetimeve ku rezultoi se shpërndanin lëndë narkotike, kokainë dhe heroinë në komunat e Poisy, Chavanod, Epagny dhe Pringy.
Hetimi nga autoritetet franceze ndaj dy shqiptarëve kishin nisur në fund të shtatorit ku hetuesit po vëzhgonin disa pika të caktuara ku ata kryenin tregtinë e paligjshme. Hetuesit arritën të gjenin se ku 2 shqiptarët fshihnin drogën që shisnin. Si rezultat 33 thasë me heroinë dhe 11 me kokainë u gjetën në pyllin në Argonay, falë një ekipi me qenë.
Shqiptarët u arrestuan në një hotel ku po qëndronin dhe ku u gjetën 600 euro, si dhe pajisje që ata i përdornin për peshimin dhe paketimin e drogës. Mediat franceze shkruajnë se shqiptarët mund t’i kenë transferuar paratë e përfituara nga aktiviteti i pa ligjshëm në Shqipëri.