TIRANE- Avionët pa pilot të Forcës Ajrore në Bazën e Kuçovës do të jenë në dispozicion edhe të policisë së Shtetit dhe IKMT për kontrollin e territorit për kanabis, krime mjedisore, emigracionit të paligjshëm apo edhe ndjekjen e autorëve ndaj një ngjarje kriminale sikurse ishte kërkimi 2 ditor i RENEAS për vrasësin e policit Novruz Cenalia në Fier.
Policia e Shtetit nevojën e ka kryesisht për monitorimin nga ajri të territorit lidhur me aktivitete apo fenomene sikurse është p.sh. kultivimi i kanabisit. Na nevojitet një koordinim mes tokës dhe ajrit për të kontrolluar sa më mirë territorin.” tha Balla.
Fluksi i shtuar i sezonit turistik ishte urgjenca që këta avionë pa pilot t’i shërbejnë policisë në zonat bregdetare.
Aktualisht qëllimi ynë është sezoni turistik. Na duhet të kontrollojmë përgjatë gjithë bregdetit të gjitha fenomenet, depozitimet e mbetjeve dhe çdo problematikë tjetër, se nuk janë vetëm ndërtimet pa leje, por edhe krimet mjedisore, dëmtimi i pyjeve etj..” u shpreh ministri.
Balla sqaron se kjo nismë është porosi e Kryeministrit Edi Rama dhe këtë javë pritet vendimi i qeverisë për të lejuar përdorimin. Dy krerët e institucioneve, kryepolici Rrumbullaku dhe kreu i IKMT Ervin Hoxha veçuan se avionët pa pilotë do të pasqyrojë si një fotografi të gjithë territorit duke ofruar panoramë të qartë aty ky ka nevojë për ndërhyrjen e shtetit.