Ukraina/ Trump telefonoi Putin: Ndaloni përshkallëzimin! Media: 50 mijë ushtarë rusë dhe koreano-veriorë të vendosur në Kursk gati për të sulmuar! Kremlini: Sinjale pozitive nga Trump

Ukraina/ Trump telefonoi Putin: Ndaloni përshkallëzimin! Media: 50 mijë ushtarë rusë dhe koreano-veriorë të vendosur në Kursk gati për të sulmuar! Kremlini: Sinjale pozitive nga Trump

Donald Trump dhe Vladimir Putin

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump foli të enjten (07 Nëntor 2024) përmes telefonit, me presidentin rus Vladimir Putin.

Kjo ishte biseda e parë telefonike midis të dyve që kur Trump fitoi zgjedhjet në SHBA, raporton Washington Post. Gjatë telefonatës, Trump i kërkoi Putinit të mos e përshkallëzojë luftën në Ukrainë

Rusët "kanë grumbulluar 50,000 ushtarë në rajonin e Kurskut, duke përfshirë ushtarë të Koresë së Veriut" për të rifituar territorin e humbur.

Këtë e shkruan Neë York Times duke cituar burime amerikane dhe ukrainase. 

Po ashtu, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një intervistë për programin "Fly", tha se dëshira e presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump , për të arritur një marrëveshje që çon në paqen në Ukrainë tregon se "shenjat janë pozitive",

Ukraina sulmoi Moskën të dielën (10 nentor)  me të paktën 34 dronë, sulmi më i madh me dronë në kryeqytetin rus që nga fillimi i luftës në 2022, duke detyruar fluturimet të devijohen nga tre nga aeroportet kryesore të qytetit dhe duke plagosur të paktën një person. Agjencia federale e transportit ajror të Rusisë tha se aeroportet e Domodedovo, Sheremetyevo dhe Zhukovsky devijuan të paktën 36 fluturime, por më pas rifilluan funksionimin.

Nga ana e saj, Rusia lëshoi ​​një rekord prej 145 drone gjatë natës, tha Ukraina.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:58
Ukraina: Nuk kishim informacion për telefonatën mes Trump dhe Putin

1728910740_volodymyrzelensky.JPG

 
Volodymyr Zelensky

Sky News raporton se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës ka thënë se Kievi nuk ka qenë në dijeni të telefonatës mes presidentit të sapozgjedhur Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin. 

Kujtojmë se biseda telefonike mes Putinit dhe Trump- e pretenduar nga Washington Post - nuk ësht konfirmuar ende nga burime zyrtare.

Ora 21:53
Lufta në Ukrainë/ Washington Post: Trump foli me Putin për një zgjidhje të shpejtë

1731272348_putintrumpspeakingsummitsd.jpg

Vladimir Putin dhe Donald Trump

Në bisedën e tyre telefonike, Donald Trump dhe Vladimir Putin diskutuan qëllimin e paqes në kontinentin evropian dhe presidenti i zgjedhur amerikan shprehu interes për biseda të mëtejshme për "një zgjidhje të shpejtë të luftës në Ukrainë": shkruan Washington Post, duke cituar disa burime.

Në fushatën e tij presidenciale, Trump tha se do t'i jepte fund të menjëhershëm luftës në Ukrainë, megjithëse nuk ofroi detaje se si synonte ta bënte këtë. Ai ka sinjalizuar privatisht se do të mbështeste një marrëveshje ku Rusia mbante një pjesë të territorit të pushtuar dhe gjatë telefonatës ai ngriti shkurtimisht çështjen e tokave të pushtuara, raporton media amerikane.

Ora 21:21
Dy ditë pasi u rizgjodh president, Trump telefonoi Putin: Ndaloni përshkallëzimin në Ukrainë

1731270232_1080587511730893322712gettyima.jpg

 
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump foli të enjten (07 Nëntor 2024) përmes telefonit, me presidentin rus Vladimir Putin.

Kjo ishte biseda e parë telefonike midis të dyve që kur Trump fitoi zgjedhjet në SHBA, raporton Washington Post. 

Gjatë telefonatës, Trump i kërkoi Putinit të mos e përshkallëzojë luftën në Ukrainë

Washongton Post thotë se Trump i kujtoi presidentit rus “praninë e konsiderueshme ushtarake të Uashingtonit në Evropë”.

Kujtojmë se më 7 Nëntor - datë që Washington Postr pretendon të ketë ndodhur biseda telefonike mes Trump dhe Biden - republikani tha në një intervistë për NBC se nuk kishte folur ende me presidentin rus.

Po kështu, gjatë një konference ndërkombëtare në Soçi në Detin e Zi, më 7 Nëntor, Putin tha se ishte i gatshëm të fliste me Trump. duke nënkuptuar se një bisedë mes tyre nuk kishte ndodhur ende. 

Gjatë fushatës së tij, Trump ka përsëritur shpesh se nëse rizgjidhet president i SHBA, do t’i japë fund luftë në Ukrainë brenda 24 orëve nga nisja e detyrës, përmes një marrëveshjeje të negociuar.

Ora 20:07
SHBA/ Këshilltari i Sigurisë Kombëtare: Biden do i kërkojë Trump të vazhdojë ndihmën për Ukrainën

 

Jake Sullivan dhe Joe Biden

Presidenti Joe Biden do të takohet me Presidentin e sapozgjedhur Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën (13 Nëntor 2024). 

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA, Jake Sullivan për CBS News tha se dyshja do të diskutojnë "prioritetet kryesore" për politikën e brendshme dhe të jashtme.

Ai shton se presidenti do të nxisë administratën e ardhshme të Trump që të mos largohet nga Ukraina, duke thënë se kjo mund të shkaktojë më shumë destabilitet në Evropë.

Sullivan thotë se mesazhi kryesor i Biden për presidentin e zgjedhur do të jetë angazhimi i tij për të siguruar një transferim paqësor të pushtetit dhe ajo që po ndodh në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme.

Gjithashtu, Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare tregoi për CBS News se Biden planifikon të përdorë 6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën përpara inaugurimit të Trump.

Ora 17:37
New York Times: 50 mijë ushtarë rusë në Kursk gati për të sulmuar ukrainasit, mes tyre trupat nga Korea e Veriut

 

Kursk, Rusi

Rusët "kanë grumbulluar 50,000 ushtarë në rajonin e Kurskut, duke përfshirë ushtarë të Koresë së Veriut" për të rifituar territorin e humbur.

Këtë e shkruan New York Times duke cituar burime amerikane dhe ukrainase.

Trupat e Koresë së Veriut "po përfundojnë stërvitjen kryesisht për manovra të artilerisë dhe këmbësorisë dhe janë të ndara në dy njësi, njëra sulm dhe tjetra mbështetëse".

Ora 14:43
Ukraina sulmon me dronë mbi Moskë, devijohen fluturimet në 3 aeroporte

1731247191_moske.JPG

Moskë, Rusi

Ukraina sulmoi Moskën të dielën (10 nentor)  me të paktën 34 dronë, sulmi më i madh me dronë në kryeqytetin rus që nga fillimi i luftës në 2022, duke detyruar fluturimet të devijohen nga tre nga aeroportet kryesore të qytetit dhe duke plagosur të paktën një person. Agjencia federale e transportit ajror të Rusisë tha se aeroportet e Domodedovo, Sheremetyevo dhe Zhukovsky devijuan të paktën 36 fluturime, por më pas rifilluan funksionimin.

“Një përpjekje e regjimit të Kievit për të kryer një sulm terrorist duke përdorur një dron të tipit aeroplan në territorin e Federatës Ruse u pengua” tha ministria e mbrojtjes duke shtuar se u shkatërruan edhe 36 dronë mbi rajone të tjera të Rusisë Perëndimore në tre orë të dielën.

Nga ana e saj, Rusia lëshoi ​​një rekord prej 145 drone gjatë natës, tha Ukraina.

Lufta 2 e gjysmë vjeçare në Ukrainë po hyn në atë që disa zyrtarë thonë se mund të jetë akti i saj përfundimtar pasi forcat e Moskës përparuan me ritmin më të shpejtë që nga ditët e para të luftës dhe Donald Trump u zgjodh presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Trump, i cili merr detyrën në janar, tha gjatë fushatës se ai mund të sillte paqen në Ukrainë brenda 24 orëve, por ka dhënë pak detaje se si do të kërkonte ta bënte këtë.

S.G/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Rasti Bove dhe kërkesa e Igli Tares, trondit mjeku në Itali: Në Serie A një lojtar është i papërshtatshëm për të luajtur

Rasti Bove dhe kërkesa e Igli Tares, trondit mjeku në Itali: Në Serie A një lojtar është i papërshtatshëm për të luajtur