Rreth 609 bimë kanabisi janë gjetur në malësinë e Krujës, gjatë kontrolleve të kryera me dron në kuadër të operacioneve anti-drogë. Kultivuesit e bimëve narkotike nuk dihen ende.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 31-të të operacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në malësinë e Krujës, u gjetën të kultivuara 609 bimë kanabisi, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.  

Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 17 955 bimë narkotike kanabis.   

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.