Njësia Operacionale e Policisë Rrugore ka intensifikuar kontrollet me mjete inteligjente shpejtësimatëse dhe me dron edukues, për parandalimin e aksidenteve rrugore në zonat bregdetare.
Përgjatë fundjavës, në aksin rrugor “Orikum-Llogara”, janë konstatuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor.
Si rezultat i monitorimit me dron edukues, janë evidentuar për parakalime të gabuara, rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, 183 drejtues automjetesh, të cilët janë ndëshkuar me masa administrative që variojnë nga 3 000 deri në 10 000 lekë të rinj.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe t’iu japin përparësi këmbësorëve.
Njëkohësisht dhe për këmbësorët që të tregojnë kujdes maksimal në kalimin nga njëri kah i rrugës në tjetrin, të respektojnë vijat e bardha dhe sinjalistikën rrugore në tërësi, si dhe në ato vend ku sinjalistika mungon, të kontrollojnë rrugën para se të fillojnë lëvizjen.
Të gjitha akset rrugore nacionale dhe urbane monitorohen me mjete inteligjente 24/7.
Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:
-
Shumë
92.9%
-
Pak
6.7%
-
Mjaftojnë
0.4%
Vota total: 39645
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shuhet zjarri në Dhërmi, vijon në Llogara! Helikopteri Cougar në ndihmë të zjarrfikësve! Policia: Shkaku, një shkëndijë elektrike (VIDEO)
4 Korrik, 19:15
-
Shkrumbohet makina në Orikum, shpëton shoferi (VIDEO)
30 Qershor, 14:59
-
U dënua në Belgjikë për trafik droge, i konfiskohen 8 apartamente në Orikum të Vlorës dhe 2 llogari bankare me vlerë 260 mijë euro
21 Qershor, 14:25
-
Fatos Çoçoli: Hapu Rivierë!
3 Qershor, 16:11
-
Revista franceze 'A Vous Poitiers': Zbuloni Shqipërinë, mes plazheve dhe vendeve arkeologjike
15 Mars, 09:11
-
FOTO/ Shkrumbohet furgoni në Llogara
6 Mars, 17:36
-
Vlorë, shpërthim me eksploziv në një biznes në Orikum
24 Shkurt, 11:35
-
VIDEO /Hidhnin mbeturina në ‘Qafën e Llogarasë’ dhe ndotnin mjedisin, nis hetimi për 3 administratorë restorantesh
19 Shkurt, 15:22
-
Bllokohet aksi Orikum-Himarë, shkak kamioni i tonazhit të rëndë
9 Nëntor 2023, 18:17
-
EMRI/Ndezi qëllimisht zjarr dhe dogji një sipërfaqe toke në fshatin Tragjas, arrestohet një 56-vjeçar
22 Tetor 2023, 12:51
-
Rruga Orikum-Dukat, ARRSH: Të hënën nis puna me shtresat asfaltike, ja si devijon trafiku
8 Shtator 2023, 15:40
-
Pëson defekt kamioni në 'Llogara', bllokohet rruga, radhë e gjatë automjetesh
29 Gusht 2023, 13:56