Droni i ushtrisë amerikane vret kreun
e ISIS në Afganistan, Hafiz Saeed

Droni i ushtrisë amerikane vret kreun<br />e ISIS në Afganistan, Hafiz Saeed
Hafiz Saeed, kreu i ISIS në Afganistan dhe Pakistan, besohet të jetë vrarë nga sulmet me dron nga SHBA gjatë muajit të kaluar.
 
Vitin e kaluar, agjencia e inteligjencës afgane pati deklaruar se Saeed ishte vrarë gjatë një sulmi me dron në provincën lindore Nangarhar në Afganistan.
 
Sidoqoftë, ISIS kishte insistuar se lideri i tyre i kishte shpëtuar sulmit.
 
Por, sot një zyrtar i mbrojtjes në SHBA i ka deklaruar për BBC se Saeed është vrarë në sulmin ajror me dron të kryer më 26 korrik.
 
Sulmi me dron është ndërmarrë 3 ditë pasi ISIS mori përgjegjësinë e një sulmi në Afghanistan ku humbën jetën 80 persona dhe mbetën 230 persona të plagosur.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)