Droni me bombë?! Cana-Platinisë:
Po sikur huliganët të kishin thika?!

Droni me bombë?! Cana-Platinisë:<br />Po sikur huliganët të kishin thika?!
Kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit Lorik Cana, në një intervistë për gazetën franceze “L’Equipe” thotë se ishte një mrekulli që incidentet në fushën e blertë të Beogradit përfunduan vetëm me disa lojtarë të dëmtuar, duke marrë parasysh faktin që huliganët serbë u sulën në mes të fushës duke goditur kuqezinjtë me mjete të forta.
 
“Ishte mrekulli që gjithçka ka ndodhur atë mbrëmje në Beograd ka përfunduar me vetëm gjashtë ose shtatë të dëmtuar nga ana jonë, me goditje në fytyrë, në qafë, në shpatull, me fraktura. Nëse keni parë me vëmendje fotot e disa prej lojtarëve tanë, do të kuptoni shumë gjëra. Ata janë me të vërtetë kafshë", - shprehet për gazetën e madhe franceze ish-lojtari i PSG-së dhe Marsejës në kampionatin francez, aktualisht lojtar i Lacios. 


L’Equpie risjell edhe një herë në vëmendje incidentet që ndërprenë ndeshjen Serbi-Shqipëri mbrëmjen e 14 Tetorit, e luajtur në stadiumin “Partizani” të Beogradit dhe e vlefshme për eliminatoret e kampionatit evropian “France 2016”.
 
lorik cana ndeshja serbi shqiperi

Në këtë intervistë, kapiteni i kombëtares shqiptare rithekson edhe dhunën që ushtruan ndaj tyre policët serbë, përkrah goditjeve që i vinin nga huliganet.
 
"Jetët tona ishin në rrezik të madh. Në stadiumin e Partizanit të Beogradit ka qenë një situatë lufte që nga fillimi deri në momentin e ndërprerjes së ndeshjes në minutën e 42-të. Shqiptarët u sulmuan nga çdo anë, ashtu si edhe nga forcat e sigurisë. Njerëzit që kishin për detyrë të siguronin jetën tonë, duke qenë se kishim ardhur për të luajtur futboll, në vend që të na afronin siguri dhe mbrojtje, na kanë goditur njësoj me huliganët", - thotë Cana. 
 
Lorik Cana ironizon edhe deklaratën e presidentit të UEFA-s, Mishel Platini i cili ngriti pyetjen që çuditi shumë vetë për faktin se nuk u fokusua aspak tek dhuna mbi kuqezinjtë dhe koret raciste të mbi 30 mijë serbëve: Po sikur droni (me të cilin u valëvit flamuri i Shqipërisë së Madhe mbi stadiumin e Beogradit) të kishte bombë?!

"Çfarë do të kishte ndodhur nëse në vend të karrigeve ata huliganë që kanë zbritur në fushën e lojës të ishin me thika në duar?, pyet duke ironizuar Cana.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë