Droni, Vuçiç:Ngjarje e mirorganizuar
Rama: Të ecim bashkë drejt BE

Droni, Vuçiç:Ngjarje e mirorganizuar<br />Rama: Të ecim bashkë drejt BE
BEOGRAD- Fluturimi i dronit me flamurin e “Shqipërisë së Madhe” në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, është risjellë në vëmendje edhe sot në konferencën e përbashkët të dy kryeministrave Rama e Vuçiç. I pyetur lidhur me hetimet për këtë ngjarje, kryeministri serb tha se Beogradi ka të dhëna se ka patur organizim për ngritjen e dronit, duke u shprehur se ky veprim do të dënohet.
 
Por lidhur me këtë ngjarje, gazetarët i kanë drejtuar pyetje edhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili tha se politika e shteteve nuk duhet të diktohet nga ajo që ndodhi në një fushë futbolli, por duhet të shprehet vullnet për të përmirësuar marrëdhënien Shqipëri-Serbi.
 
Ju u shprehur se hetimet për dronin do na surprizojnë? Përmendet edhe vëllain e kryeministrit Rama për përfshirje në atë ngjarje. Por, sot dukeni më i qetë. Çështjen e dronit a e zgjidhet?
Unë kam menduar që nuk duhet të flasim për të kaluarën, por për të ardhmen. Droni ka qenë i mirëorganizuar. Kemi të dhëna që ka pasur organizim për ngritjen e atij droni, do e dënojmë atë akt kriminal. Edhe UEFA e ka regjistruar ndeshjen.
 
Fare i morët sot në tavolinë kryeministrit Vuçiç, i sollët të fala nga Olsi Rama?
Politika e shteteve nuk lind nuk zhvillohet dhe nuk diktohet në një fushë futbolli. Unë besoj që ajo çka ndodhi në stadiumin e Beogradit është një tregues i brishtësisë së jashtëzakonshme të një marrëdhënie të re që ne kemi synimin ta vendosim, dhe dua ta përsëris se qeveria e Shqipërisë dhe unë si kryeministër kemi vullnetin e plotë për ta jetësuar përmes një përpjekje të përbashkët dhe konkrete në mënyrë që serbët dhe shqiptarët, fëmijët tanë të marrin përfitimin maksimal nga potenciali fantastik i një paqeje më në fund të arritur. Ne nuk jemi armiq të njëri tjetrit, po kemi armiq të përbashkët. Armiqtë e përbashkët janë varfëria, papunësia, mungesa e perspektivës për të rinjtë, borxhi publik dhe shumëçka e trashëguar në vite. Sfida jonë e përbashkët është të bashkojmë forcat dhe t’i flasim Europës me një gjuhë.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia