DURRËS-Operacione anti-kanabis në Durrës, Krujë dhe në Pukë. Dy inspektorë të pyjeve në njësinë administrative Ishëm janë arrestuar ndërsa është proceduar dhe po hetohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Kuraten. Sipas policisë, nga kontrollet në Kuraten është konstatuar një sipërfaqe e shpyllëzuar dhe rreth 100 fidanë kanabis gati për kultivim në këtë sipërfaqe të shpyllëzuar.

Po sipas policisë, të arrestuarit dhe kryeplaku nuk kanë kryer detyrën për kontrollin e zonës, pasi nuk kanë konstatuar dëmtimin e pyllit, hapjen e tokës dhe fidanët narkotikë që do kultivoheshin në këtë sipërfaqe. Për këtë arsye R. S. dhe S. D. të dy banues në Ishëm me detyrë inspektor pyjesh në Njësinë Administrative Ishëm janë arrestuar dhe kryeplaku U. D. po hetohet në gjendje të lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Moskallëzim i krimit". Ndërkohë që në Krujë me anë të dronit janë zbuluar 41 parcela gati për t'u kultivuar.

Nga kontrolli i ushtruar me dron dhe nga toka nga FNSH në Krujë në Krastë, Picrragë, Nikël e Barkanesh u evidentuan dhe u shkatërruan, sipas policisë 59 lera të ndërtuara me plastmasë, të cilat shërbenin për të grumbulluar ujë, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

Nga monitorimi me dronë dhe kontrolli me këmbë i territorit u evidentuan dhe 41 parcela që ishin hapur rishtas në zona të pyllëzuara dhe malore të Krujës, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike. Parcelat ishin nga 300 m2 deri në 2000 m2 të përshtatura mes pyjeve për mbjelljen e drogës.

Lerat e ujit, rrjetet e vaditjes, linjat e korrentit si dhe materialet e gjetura në terren janë shkatërruar ndërsa asnjë person nuk është vënë në pranga. Në disa qarqe, drejtues të caktuar kanë marrë edhe vërejtje për rritjen e kultivimit.

Në Pukë po ashtu është arrestuar një 27-vjeçar, për armëmbajtje pa leje dhe kultivim të bimëve narkotike. Gjatë operacionit u sekuestruan dy armë zjarri dhe 400 kubikë me bimë kanabis. I arrestuari është me inicialet M. P. lindur në fshatin Srriçe dhe banues në Kodër Thuman, Krujë. Droga dhe armët u gjetën në afërsi të banesës 400 kubikë kanabis.

 

1589624651_1589624434arm.jpeg

1589624664_1589624421kana.jpeg

Armet dhe fidanet e kanabis sekuestruar ne Puke