TIRANE, 22 Janar/ATSH/-Windows Phone, siç të gjithë e dimë, nuk e ka të gjatë sepse së shpejti do të zëvendësohet nga Windows 10 dhe strategjia e saj me aplikacionet universale.
Por një nga pengesat më të rëndësishme në librarinë e aplikacioneve të Windows Phone sapo është mbyllur me lançimin e një aplikacioni zyrtar Dropbox. Ndërkohë aplikacioni në Windows Store për tabletët dhe kompjuterat është përmirësuar shumë në ndërfaqe.
Aplikacioni i kompanisë së shërbimeve cloud mbërrin pak kohë pas bashkëpunimit të njoftuar me Microsoft. Edhe pse disa aplikacione nga palë të treta të Dropbox kanë ekzistuar në dyqanin e aplikacioneve, besojme se është diçka frytëdhënese të shohim një aplikacion legjitim duke pasur në konsideratë edhe rëndësinë kritike të të dhënave që ruajmë në cloud./a.g/












