Tentojnë të vjedhin një banesë në bashkinë Dropull në rrethin e Gjirokastrës, arrestohen në flagrancë tre shtetas nga Algjeria.

Në datë 21.09.2017, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Dropull u arrestuan në flagrancë algjerianët K.A, 18 vjeç, N.B, 27 vjeç dhe S.Sh, 24 vjeç banues në Algjeri.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit J.R, banues në fshatin Terihat, Bashkia Dropull.

Materialet në ngarkim të këtyre shetasve i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com