Dropulli i Sipërm pa autobusë, banorët ngrihen në protestë: Nuk kemi para të shkojmë me taksi në Gjirokastër

Banorët e fshatrave malorë të Dropullit të Sipërm kanë protestuar në qendër të fshatit Vrisera për transportin publik.

Ata ankohen se linja e transportit urban nuk i përshkon këto fshatra duke detyruar banorët, mosha mesatare e të cilëve është 70 vjeç, të udhëtojnë me taksi ose me këmbë për më shumë se 15 km deri në Jorgucat, që është edhe stacioni i fundit i linjës Gjirokastër - Dropull.

'Këtu e dy vjet nga Jorgucati e lart nuk ka pasur linjë tansporti.'- tha një banor.

'Këto fshatrat këtu nuk kanë mjet tjetër transporti. Ku i kemi ne lekët me taksi. Marrim 105 mijë lektë pension të vjetra. Duhet t'i japë kryetari i bashkisë, edhe prefekti i Gjirokastrës.'- tha një tjetër banorë.

'Ne jemi 82-vjeç, të paguajmë taksinë ne që të shkojmë në Gjirokastër nuk na del. Transporti është shumë problem kemi probleme shëndetësore dhe na duhet të shkojmë shpesh në Gjirokastër.'- tha një banor tjetër.

500 banorë të këtyre 14 fshatrave përballen çdo ditë me problematika shqetësuese. Përveç mungesës së transportit urban nëpër fshatra, ata ankohen edhe për ndërprerje të energjisë dhe mungesë të shërbimeve.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës