'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj 

'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj 

Xhensila Myrtezaj me të bijën

Dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj Ajkën është një këngë. Kënga 'Du Du' është bashkëpunim i Xhensilës me Piro Çakon e Darko Dimitrov. 

Kjo është kënga e saj e dytë pas asaj dedikuar të birit Amen, 1 vjeç.

“E vogla ime, e madhe sa bota. Të dyja dorë për dore me një zë, me një zemër do këndojmë. Këto vepra muzikore janë pasuria më e madhe artistike që vetëm Pirro Çako mund ti krijonte” shkruan këngëtarja

Gjatë karrieres artistike Xhensila ka zgjedhur të gdhendë në këngë momente të ndryshme të jetës së saj. Përmendim këtu këngën dedikuar bashkëshortit të saj Bes Kallakut ditën e martesës, 'çelësi i zemrës time'. Një këngë mori si dhurate dhe nga aktori i njohur "Skifterja ime".

E ndërsa martesa e kurorëzuar në 2017 u prish këtë vit, të dy po vijojnë të veçuar karrierën e tyre. Po divorcit a do i këndojë këngë Xhensila? 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela

Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela