Xhensila fajtore për ndarjen? Bes Kallaku: Për tekstet e këngëve frymëzohem nga jeta ime

Xhensila fajtore për ndarjen? Bes Kallaku: Për tekstet e këngëve frymëzohem nga jeta ime

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj

Bes Kallaku, ka folur për herë të parë lidhur me tekstet e këngëve të tij, të cilat shpesh herë janë aluduar se i dedikohen ish-bashkëshortes së tij, Xhensila Myrtezaj.

Aktori në emisionin “Goca dhe gra” nuk e mohoi që tekstet e tij janë një frymëzim personal që i hedh në rreshta.

“Tani patjetër që jam fokusuar tek këngët, unë e kam thënë që nuk jam këngëtar. Po them gjithçka në lidhje me këngën, unë kam bërë krijimin e teksteve dhe mund ta quaj frymëzim personal”, tha Besi.

Mirëpo, kjo deklaratë vjen pak ditë pasi ai publikoi këngën e fundit më të fundit dhe të gjithë mendojnë se është një dedikim për Xhensilën.

“Falja, të gjithë më thonë falja, jo nuk ma bën zemra. Doja të ta falja. A ja vlejti kur zemrën e shite”. Në këto vargje nënkuptohet se fajtorja për ndarjen të ketë qenë Xhensila dhe jo ai.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë